Lajme
Familjet në Zvicër më të kënaqura me jetën, varfëria në nivele të ulëta
Familjet në Zvicër kryesojnë në kënaqësinë me jetën
Familjet që jetojnë në Zvicra gëzojnë një nivel më të lartë mirëqenieje dhe kënaqësie me jetën krahasuar me familjet që jetojnë jashtë saj, sipas një studimi të ri të realizuar nga Institute for Swiss Economic Policy, përcjell albinfo.ch.
Në një krahasim ndërkombëtar, studimi tregon se familjet zvicerane janë dukshëm më të kënaqura me jetën e tyre sesa homologët e tyre në vende të tjera. Po ashtu, niveli i varfërisë tek familjet me fëmijë në Zvicër është rreth 6 për qind – një shifër shumë e ulët sipas standardeve evropiane.
Hulumtimi nxjerr në pah gjithashtu një nivel të lartë të kënaqësisë së përgjithshme me jetën ndër familjet në Zvicër, duke sfiduar bindjen e përhapur se vendet me mbështetje më të gjerë shtetërore për familjet janë domosdoshmërisht më të suksesshme.
Sipas studimit, Zvicra arrin këto rezultate me shpenzime publike dukshëm më të ulëta sesa shumë vende të tjera. Për shembull, Gjermania, Franca, Austria dhe Holanda investojnë rreth 3 deri në 5 për qind të shpenzimeve të tyre publike në politikat familjare, ndërsa Zvicra prej dekadash shpenzon vetëm 1 deri në 2 për qind për këtë sektor.
Autorët e studimit theksojnë se mirëqenia e familjeve nuk varet vetëm nga niveli i shpenzimeve shtetërore, por edhe nga faktorë të tjerë si stabiliteti ekonomik, tregu i punës dhe cilësia e jetës.
E-Diaspora
-
Gzim Rama, i vetmi politikan me rrënjë shqiptare që kandidon për qeverinë komunale të Moudon-it në gjithë kantonin e Vaud-it Moudon, një nga qytetet historike të kantonit Vaud, po hyn në fazën vendimtare të zgjedhjeve komunale.... -
Itali
20-vjeçari shqiptar humb jetën, hidhet në det pasi rrahu nënën -
Zvicër
Elmonda Bajraliu kandidate në zgjedhjet komunale të Winterthur-it -
Berlin
Regjisori shqiptar Renis Hyka triumfon në Berlinale me projektin fitues “The Dream Makers” -
Slloveni
Vdes tragjikisht në vendin e punës i riu kosovar në Slloveni
Jeta në Zvicër
-
Qeveria e St. Gallenit dëshiron të rihapë burgjet e vogla Një pasojë është përkeqësimi i kushteve në burgje. Tani, burgjet në Bazenheid dhe Uznach do të... -
Pse papunësia në Zvicër po rritet më shumë se në vende të tjera të Evropës -
Zvicra dëmshpërblen me nga 50 mijë franga viktimat e zjarrit në Crans-Montana -
Shpërthim i fortë dëgjohet në Illnau-Effretikon -
Gzim Rama, i vetmi politikan me rrënjë shqiptare që kandidon për qeverinë komunale të Moudon-it në gjithë kantonin e Vaud-it











