Bota
Familjet më të pasura mbretërore në Evropë
Mbretëresha e Anglisë mund të jetë më e njohura në të gjithë botën, por nuk është më e pasura në Evropë
Më poshtë janë renditur 10 familjet mbretërore të Evropës që kanë më shumë pasuri të raportuar.
10, Mbreti Filip i Belgjikës, 13 milionë dollarë. Shpenzimet e familjes mbretërore që mbulohen nga shteti belg janë rreth 13 milionë dollarë në vit, plus shërbimet të tjera mbështetëse. Pronat mbretërore i përkasin shtetit ose Trustit Mbretëror, që nuk mund të shiten, raporton TCH.
9, Mbreti Felipe VI, Spanjë 20 milionë dollarë. Thuhet se mbreti i Spanjës e ka ulur rrogën me 20%, në 267,447 dollarë, në vitin 2015. Familja mbretërore ka pesë pallate, pesë vila jashtë qyteteve, 10 manastire. Kostoja vjetore e familjes që mbulohet nga shteti është 8.9 milionë dollarë në vit, përcjell albinfo.ch.
8, Mbreti Herald V, Norvegji, 30 milionë dollarë. Monarkia norvegjeze shpenzon 72 milionë dollarë në vit. Në vitin 2017 qeveria dha 32 milionë dollarë për familjen mbretërore dhe 14 milionë për shpenzime personale të mbretit e të mbretëreshës.
7, Mbretëresha Margaretë, Danimarkë, 40 milionë dollarë. Margareta II ka që në vitin 1972 që është mbretëreshë e Danimarkës. Familja mbretërore merr 12.8 milionë dollarë në vit, të cilat mbulojnë veprimtaritë e mbretëreshës si dhe shpenzimet private.
6, Mbreti Karl Gustaf XVI, Suedi, 70 milionë dollarë. Mbreti Karl Gustaf mori 7.6 milionë dollarë për detyra zyrtare në vitin 2015. Pallati mbretëror mori 7.4 milionë dollarë për jetën e monarkëve. Familja ka nën pronësi private Pallatin Soliden si dhe një shtëpi pushimesh verore në detin Balltik.
5, Mbretëresha Beatrix, Holandë, 200-300 milionë dollarë. Mbreti i Holandës, Willem-Alexander, mori një buxhet prej 47 milionë dollarësh, që mbulon edhe vizitat zyrtare jashtë vendit. Ai ka edhe një pasuri personale prej pronash private, investimesh, si dhe aksione në Shell Oil.
4, Mbretëresha Elizabeta II, Angli, 500-600 milionë dollarë. Granti qeveritar që i jepet familjes mbretërore është 57.9 milionë dollarë në vit. Nga qiratë e pronave mbretëresha merr rreth 20 milionë dollarë.
3, Alberti II, Monaco, 1 miliard dollarë. Alberti II i Monakos zotëron një të katërtën e mbretërisë së tij. Mes pronave numërohen koleksione makinash antike, aksione në resorin e Monte Karlos “Societe des Bains de Mer”, një koleksion pullash. Të gjitha janë pjesë e pasurisë së shtëpisë Grimaldi.
2, Duka i Madh Henri i Luksemburgut, 4 miliardë dollarë. Familja dukale e Luksemburgut ka një fond prej 324 mijë dollarësh në vit për të mbuluar funksionet shtetërore, dhe më shumë se 12 milionë dollarë për jetesën e familjes mbretërore. Pronat i administron kurora.
1, Princi Hans Adam II i Lihtenshtejnit, 5 miliardë dollarë. Princi Hans Adam II merr 270,000 dollarë për të mbuluar funksionet shtetërore, por pasurinë e vërtetë e ka për shkak të pjesës që ka privatisht në bankën LGT Group, një investim i bërë nëpërmjet Fondacionit “Princi i Lihtenshtejnit”, që ka investime në pasuri të patundshme, pyje dhe kompani verërash.
Të ngjashme
Opinione tjera
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës Zhvillimi i e-ID, i miratuar në një referendum në shtator 2025, ishte planifikuar për vjeshtën e... -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave













