Lifestyle

“Fantastic Beasts: The Crimes of Grindelwald” prin në arkat filmike

Filmi “Fantastic Beasts: The Crimes of Grindelëald” u ka prirë arkave filmike të kësaj jave në SHBA. Ky film ka fituar 62 milionë dollarë gjatë fundjavës.  Filmi, në të cilin Eddie Redmayne rikthehet si Newt Scamander pranë Jude Law si Dumbledore dhe Johnny Deppit në rolin e Grindelwald, është vazhdim i “Fantastic Beasts and Where to Find Them“.

Ky film në debutimin e vet kishte fituar 74 milionë dollarë në vitin 2016. 

Në vendin e dytë u rendit filmi “The Grinch”, me 38.2 milionë dollarë përfitime.  “Bohemian Rhapsody” ndërkaq ka arkëtuar 15 milionë dollarë, përkatësisht 49% më pak se fundjavën e kaluar.

Filmat “Instant Family” dhe “Widows” përmbyllin listën me 5 filmat më të shikuar dhe më fitimprurës të fundjavës.