Uncategorized
Fate refugjatesh, një rrugë pa kthim
Të jesh refugjat sot, do të thotë jo vetëm të jesh fatkeq, për faktin se detyrohesh ta braktisësh dhunshëm vendlinjen. Miliona njerëz në botë kanë këtë fat tragjik, dhe, atë, vit për vit, ky trend nuk shkon duke u zbutur, por duke u rënduar
Edhe sivjet, gjithandej nëpër botë, njerëz të shumtë u detyruan t`i lëshojnë vatrat e tyre dhe të marrin ikën për të shpëtuar jetët e tyre, dhe për të kërkuar azil. Arsyet e ikjes nga vendlindja ishin të shumta, duke u nisur nga përndjekjet politike, ato të dallimeve fetare, racore dhe ato të pasojave të luftërave qytetare, siç janë shkatërrimet e pasurisë private dhe gjendjes ekonomike katastrofale pa shpresë për të mbijetuar dhe zhvilluar një jetë normale.
Përderisa vitin 2015 e pati karakterizuar dyndja e madhe e hallexhinjve të shumtë, para së gjithash refugjatë nga Siria, që Europës ia patën mësyrë përmes së ashtuquajturës „Udha Ballkanike“, viti 2016 „riaktualizoi“ sërish “Udhën e deteve“ në drejtim të Italisë. Të gjendur mes vdekjes së sigurt, ose përmes shpatës ose barotit, mijëra prej tyre „zgjodhën“ këtë lundrim të rrezikshëm, një pjesë e e madhe e tyre nuk do të mund të arrinin të gjallë në Europë.
Numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën deri më tani në këtë lundrim drejt Europës, nuk do të dihet kurrnjëherë i plotë. Por nisur nga raportimet e organizatave të shumta humanitare dhe atyre për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si dhe nisur nga dëshmitarë që kanë mbijetuar fundosjen, e që për fat kanë mundur të shpëtohen nga ekipet patrulluese nëpër ujërat e Mesdheut dhe Adriatikut, numri del të jetë tejet tragjik dhe shokues.
Statisktikat më të fundit flasin për mbi 5000 refugjatë të mbytur. Shumica e këtyre refugjatëve shin fëmijë, të cilët pa prindër të tyre ishin në përpjekje e sipër për të shpëtuar jetët e veta. Ashtu siç kishte dhe vazhdon të ketë gjithmonë mbështetës të refugjatëve duke u dalë atyre në ndihmë me të gjitha format e mundshme, gjeti terrenin e vetë të përfitimit edhe pjesa tjetër e politikave të errëta populiste, që fatkeqësisht, mbi tragjeditë e miliona njerëzve ndërtuan strategjitë e tyre politike për të ardhur në pushtet, apo edhe për t`u ngritur dhe afirmuar në politikë.
Të jesh refugjat sot, do të thotë jo vetëm të jesh fatkeq, për aq sa lëshon dhunshëm vendlindjen, por edhe të jesh fatmirë nëse arrin të strehohesh në ndonjë vend më të sigurt për jetë. Miliona njerëz në botë kanë këtë fat tragjik në botë, dhe atë vit për vit ky trend nuk shkon duke u zbutur, por duke u rënduar.
Njerëzimit kurrnjhërë më shumë se sot, nuk i duhet solidaritet me këtë kategori të qytetarëve të cilët aspak nuk pyeten për fatet e tyre. Ky solidarizim duhet forcuar dhe duhet kultivuar si vlerë njerëzore të pacenueshme. Me solidarizim të ndërsjellë, gjithçka është e mundur!
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029










