Shkurt.ch
Fatmiri shpëton nga zjarri babanë e dy fëmijëve
Të dielën, rreth orës 20.30 të mbrëmjes fatmir Limani po e ngiste veturën nga Winterthuri në drejtim të Cyrihut. Në afërsi të qendrës tregtare Glatt zentrum shqiptari 24 vjeçar nga Kosova e sheh në shiritin anësor të rrugës një veturë të kapluar nga zjarri.
“Pasi që askush tjetër nuk qëlloi aty, unë ndalova po ashtu at”, tregon Fatmir Limani dhe shton se menjëherë i ka telefonuar policisë. Ndërkohë, pa u hamendur ai ka vrapuar drejt makinës që po digjej. “Dy fëmijë 10 dhe 12 vjeçarë po qëndronin të tmerruar në shi”. Gjatë kësaj kohe, babai i dy fëmijëve ndodhej ende në automobil. “E kapa për krahësh dhe i bërtita që të dilte menjëherë nga makina”.
Familja dhe policët që ndërkohë vinë bashkë me zjarrfikësit, e falënderojnë fatmirin për guximin e treguar. Për fat e gjithë kjo përfundoi pa të lënduar, ndërsa vetura është shkatërruar terësisht.
Sipas rrëfimit të shoferit, makina kishte filluar papritmas të nxirrte tym. Ende pa u ndalur mirë, ajo ishte përsfhirë nga flakët.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Zvicër
-
Kantoni zviceran do të votojë për uljen e pagesave të ndihmës sociale pas 2 vitesh Mbështetësit argumentojnë se masa do ta rikthente mirëqenien në qëllimin e saj origjinal... -
Depot e vetë-ruajtjes në Zvicrën frëngjishtfolëse: çmime nga 177 deri në 473 franga në muaj -
Thurgau ndërmerr masa të reja për parandalimin e vetëvrasjeve -
Qindra sulme kibernetike ndaj infrastrukturës kritike në Zvicër -
Parandalimi mbi gjithçka: Si po ndryshon panorama e kancerit në Zvicër













