Kosova
Fazë tranzitore për qytetarët dhe bizneset serbe që kryejnë pagesat me dinar
Qeveria e Kosovës është sqaruar sa i përket vendimit për ndalimin e qarkullimit të dinarit të Serbisë në Kosovë.
Siç ka deklaruar zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi do të mundësohet një tranzicion i lehtësuar për qytetarët serbë që pranojnë transaksione nga Serbia.
“Rregullorja e re nuk futë monedhë të re që të ketë nevojë për shumë kohë. Qytetarët kanë nevojë që të informohen se mes shitësit dhe personit që blen, ekziston edhe një transaksion shtesë i konvertimit të valutës së huaj në euro. Nuk ka nevojë për një periudhë të gjatë, nuk mund të them nëse duhen dy javë apo katër javë, këtë do e kuptojnë institucionet kur e fillojnë informimin e qytetarëve dhe fiskalizimin e bizneseve në Veri”, u shpreh Bislimi.
Bislimi ka njoftuar po ashtu për shkeljet që bëhen.
“Nëse një qytetarë paguan me dinar nuk është shkelje, shkelje bën shitësi dhe edukimi do të jetë tek bizneset që do të fiskalizohen dhe do nis qarkullimi i euros”, u shpreh ai.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”













