Futboll
“FC Dardania Linz”, klubi i parë shqiptar në Austrinë e Epërme
“FC Dardania Linz” është formuar në mars të vitit 2017 nga afaristë dhe futbolldashës nga Linzi i Austrisë. “FC Dardania Linz” i mirëpret të gjithë ata që e duan futbollin.
Klubi futbollistik “FC Dardania Linz” u themelua për vetëm një qëllim: Të largohen të rinjtë shqiptarë nga rruga e keqe dhe t’i futen futbollit.
“Qëllimi kryesor për themelimin e këtij klubi ka qenë që t’i largojë të rinjtë shqiptarë nga problemet me drogën, alkoolin dhe dukuritë e tjera negative”, thotë për albinfo.at Sylejman Fejziu.
Përveç qëllimeve të mira për rininë shqiptare, te klubi i “FC Dardania Linz” mund edhe të fitosh një shumë simbolike parash.
Pjesa e ekipit të parë dhe dy trajnerët marrin pagë premi për çdo lojë të fituar. Në rast fitoreje, ata marrin nga 50 euro secili.
Një pjesë e madhe e skuadrës përbëhet nga futbollistë shqiptarë, por siç thotë Fejziu, ka edhe nga shtetet e tjera që kanë migruar në vendin e Austrisë.
“Pjesa më e madhe është me futbollistë shqiptarë, por kemi edhe nga Turqia, Rumania, Afganistani dhe Gjeorgjia. Jemi një klub me sfond të migracionit, i pranuar në Austri”.
Përvoja e kaluar ka treguar se trajnerët shqiptarë sipas skuadrës “Dardania Linz” nuk janë shumë seriozë në punë, andaj ky klub tani ka angazhuar trajnerë austriakë.
“Kemi dy trajnerë austriakë momentalisht, por kemi pasur edhe shqiptarë. Për shkak të seriozitetit të trajnerëve austriakë, kemi vendosur të bashkëpunojmë me ta dhe jemi shumë të kënaqur”, vazhdoi Sylejmani.
Në këtë skuadër nuk mungon profesionalizmi. “FC Dardania Linz” momentalisht ka katër ekipe, U11, U13, ekipin e rezervave dhe ekipin e parë.
Te klubi shqiptar me lokacion në Linz, janë të mirëseardhur të gjithë atë që e duan futbollin.
“Të gjithë janë të mirëseardhur. Shumica e lojtarëve shqiptarë janë të lindur dhe të rritur në Austri, por ka edhe nga ta që kanë ardhur rishtazi”, përfundoi Fejziu.
Dy futbollistët më të mirë të kësaj skuadre duket të jenë: Benjamin Sylejmani dhe Fatijan Murturi.
E-Diaspora
-
Lozanë
SHKA “Teuta” në Lozanë në përgatitje për festën e 17 Shkurtit Ansambli shqiptar sjell këngë dhe valle tradicionale për nder të Pavarësisë së Kosovës... -
Londër
Hapet në Londër shkolla më e re shqipe “Aleksandër Xhuvani” -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit













