Futboll
FC Kosova Zürich lëshon fitorën në minutën e fundit të lojës
Ekipi më i sukseshëm shqiptar në Zvicër, FC Kosova, ka mbyllur dje ndeshjen e dytë kampionale me barazim, duke marrë gol në minutën e 90-të.
Ndonëse e startuan mjaftë mirë ndeshjen ndaj ekipit USV Eschen-Mauren, duke shënuar një supërgol nga distanca në minutën e 15-të përmes sulmuesit Diego Zoller dhe gjashtë minuta më vonë prapë përmes një solo-driblimi të po të njejtit lojtar, Zoller- nuk ia dolën ta ruajnë rezultatin prej dy golash epërsi deri në fund.
Ekipi musafir i ardhur nga mbretëria e Liechtensteinit luajti mirë dhe nuk u dorëzua për asnjë moment së kërkuari golat e ngushtimit të epërsisë. Kështu, ata ngushtimin e epërsisë në 2-1 e arriten në minutën e 40-të përmes një gjuajtje të lirë të cilën me precizitet të lartë e gjuaji Stjepan Vuleta.

Pjesën e dytë Kosova e nisi me nervozitet e duke bërë gabime në pasime, pasi presioni i musafirëve në mesfushë rritej dhe loja në dyluftime ashpërsohej. Kështu lojtari i FC Kosovës, Heroid Gjoshi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 62 dhe Kosova mbeti me 10 lojtarë në fushë për pjesën tjetër të lojës.

Musafirët e shfrytëzuan epërsinë e numrave në fushë duke krijuar raste të mira për shënim, por që nuk e kalonin dot portën e Arianit Lazrajt. Kur po zhvillohej minuta e 90 e lojës dhe me qindra shikues po prisnin arkëtimin e tri pikëve të para të FC Kosovës, nga një distancë e largët shfaqet prapë me një gjuajtje precize Stjepan Vuleta, dhe tund rrjetën ne këndin e djashtë të portës së Arianit Lazrajt.
Më pas Kosova sikur u zgjua dhe pati dy raste shënimi në minutat shtesë të lojës, por pa konkretizim. FC Kosova Zürich ka zhvilluar dy ndeshje kampionale dhe renditën në pozitën e dhjetë me një pikë. Kundërshtari i ardhshëm FC Linth 04 e pret Kosovën me 29 gusht në Näfels








E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar












