Futboll
FC Sion-in e shpëtojnë Lenjani dhe Kasami, Kukeli u rikthye pas një viti
FC Sion-i ka marr një barazim të vështirë në javën e 20-të të Super Ligës së Zvicrës në Futboll, në takimin kundër Lugano-s, njofton albinfo.ch.
Barazimi me rezultat 2:2 për ekipin nga Wallis-i, e siguruan dy futbollistët shqiptarë, Ermit Lenjani dhe Pajtim Kasmi.
Pas goditjes së lirë të Adryan-it në minutën e 25-të, Noam Baumann-i, portieri mysafir nuk arriti ta pret mirë topin drejt portës së tij dhe këtë gabim e shfrytëzoi Ermir Lenjani, i cili e dërgoi topin në rrjetë dhe solli barazim 1:1.
Në rastin e fundit të ndeshjes, vendasit arritën ta shfrytëzojnë, me gol vendimtar, duke shpëtuar nga humbja. Pajtim Kasami e realizoi goditjen e këndit, në minutën e 4-të shtesë të ndeshjes. Më së miri u gjend Birama Ndoye dhe me kokë e shënoi golin e një pikëshit.
Momenti tjetër i mirë për Sion-in, ishte rikthimi i futbollistit shqiptarë me shumë përvojë, Burim Kukelit. Ai ka munguar plotë një vit dhe nuk ka qenë pjesë e skuadrës në 16-të ndeshje nga sezoni i shkuar dhe 19-të ndeshje nga sezoni aktual.
Për Sion-in, përveç Kasamit, Lenjanit dhe Kukelit, 85 minuta zhvilloi edhe talenti Bastien Toma.
Përballë katërshes shqiptare të Sion-it ishin dyshja shqiptare e Lugano-s, Valon Fazliu dhe Armando Sadiku. Fazliu u fut në lojë në minutën e 56-të dhe asistoi në golin e epërsisë për mysafirët në minutën e 77-të. Në ndërkohë “Bomberi”, Sadiku u inkuadrua në lojë në minutën e 75-të.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












