Shkurt.ch
FDP dhe CVP, në gjendje të vështirë
Partia e Gjelbër Liberale ka shënuar rritje në kurriz të FDP-së, e cila, nga ana e saj, dëshmon një rënie serioze të përkrahjes
Barometri zgjedhor, rezultatet e të cilit janë publikuar të mërkurën, ka nxjerrë në pah disa zhvillime interesante. Siç ka konstatuar realizuesi i sondazhit, instituti për hulumtimin e opinionit publik gfs.bern, Partia e Gjelbër Liberale ka shënuar rritje në kurriz të FDP-së, e cila, nga ana tjetër, tregon një rënie serioze të përkrahjes.
Por edhe partitë SVP dhe BDP kanë marrë po ashtu një pjesë të votuesve potencialë të partisë më të vjetër dhe themelueses së shtetit modern zviceran, FDP-së.
Nga të njëjtat parti, thuhet se ka humbur zgjedhësit e saj edhe partia tjetër, CVP, e cila po ashtu është ndarë keq në këtë sondazh, shkruan news.search.ch. Asaj, i kanë ikur zgjedhësit edhe në partinë e Gjelbër. E gjithë kjo tregon për një gjendje të rëndë të FDP-së dhe CVP-së, ka thënë Claude Longchamp, udhëheqës i gfs.bern.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria












