Lajme
FDP kërkon task-forcë për azilkërkuesit
FDP dëshiron që qeveria federale të krijojë një grup pune për azilkërkuesit.
Kantonet aktualisht po mbajnë një barrë të madhe për shkak të numrit të madh të kërkesave për azil, sipas liberalëve. Me një grup pune, abuzimet si ato në qendrën e azilit në Chiasso do të shmangeshin dhe koordinimi midis qeverisë federale, kantoneve dhe komunave do të përmirësohej.
“Ndoshta nevojiten edhe rregullime në ligjin e azilit”, tha Presidenti i partisë, Thierry Burkart, shkruan 20minuten.
FDP po vëzhgon me shqetësim zhvillimet në politikën e migracionit, Departamenti i Drejtësisë nuk po i merr seriozisht përgjegjësitë e veta, ndërkohë që kantonet dhe komunat po përballen me sfida të mëdha. Në të njëjtën kohë, po sulmohet lëvizja e lirë e njerëzve, e cila është me rëndësi qendrore për ekonominë zvicerane.
Është e rëndësishme që azilkërkuesit të dorëzojnë kërkesën e tyre në vendin e parë të mbërritjes dhe jo në bazë të preferencave personale.
FDP kërkon ta frenojë këtë fenomen me një mocion. Përveç kësaj, marrëveshja e Dublinit me Italinë duhet të zbatohet sërish menjëherë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











