Shkurt.ch
FDP/PLR kërkon kthimin e eritreasve në shtëpi
“Ne duam që situata politike dhe e sigurisë në Eritrea të vlerësohet edhe njëherë”, ka thënë kryetari i FDP/PLR-së, Philipp Müller
Nuk ka asnjë vend në botë nga i cili kërkojnë azil në Zvicër më shumë njerëz se sa nga Eritrea. Po ashtu, azilkërkuesit nga ky vend kanë përqindjen dukshëm më të lartë të njohjes së azilit në Zvicër në krahasim me vendet tjera.
Gjatë këtij viti, në Zvicër kanë kërkuar azil 5721 persona nga vendi i përmendur afrikan ndërkohë që edhe 9515 të tjerë janë në procedurë të azilit. Se rritja e këtij numri është enorme, e dëshmon fakti se në vitin 2000 kanë qenë të regjistruara vetëm 74 kërkesa azili të njerëzve nga Eritrea.
Faktori kryesor që ka sjellë këtë rritje ka qenë vendimi i marrë nga federata në vitin 2005 që për shkak të gjendjes politike në vendin e kapluar nga lufta, bëhet i pamundur kthimi në Eritrea i dezertorëve.
Por ndërkohë po shtohen zërat kritikë rreth trajtimit favorizues të numrit të madh të azilkërkuesve nga ky vend. Konstatimet e medieve kohëve të fundit se eritreasit si komunitet kanë probleme me integrimin dhe se jetojnë kryesisht në kurriz të enteve sociale, kanë mprehur edhe më shumë tonin e kritikës.
Në këtë drejtim më larg ka shkuar kryetari i FDP/PLR-së, Philipp Müller. Ai ka kërkuar që edhe eritreasit si shumica e refugjatëve nga e gjithë bota, të mund të kthehen në vendin e tyre. Müller ka thënë se e pengon fakti se Zyra Federale për Migracion ua njeh shumicës së eritreasve menjëherë statusin e refugjatit ose atë të përkohshëm (F). “Ky është një sinjal i gabuar”, ka thënë ai për gazetën “Schweiz am Sonntag”.
Për këtë arsye, FDP do të bëjë një mocion në parlament me të cilin kërkon që shteti të shqyrtojë mundësinë e kthimit të eritreasve. “Ne duam që situata politike dhe e sigurisë në Eritrea të vlerësohet edhe njëherë”, ka thënë Müller.
Me këtë rast ai ka përkujtuar se edhe Norvegjia është duke shqyrtuar nëse është i mundur kthimi i qytetarëve të Eritreas në vendin e tyre. Dhe, siç shkruan “NZZ”, qysh kur ka filluar ky shqyrtim, ka rënë numri i azilkërkuesve eritreanë në Norvegji dhe është shtuar menjëherë në Suedi.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 Vendasit morën një epërsi të hershme: Dan Ndoye shënoi në minutën e 17-të për ta bërë... -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht” -
Rrufeja godet aeroplanin e Swiss-it – Anulohet fluturimi për në Londër -
Tri qasje: Çfarë ndihmon kundër mungesës së strehimit?











