Shkurt.ch
Federata rrit financat e burgjeve për dëbim
Qeveria ka përcaktuar se nën cilat kushte federata kompenson ndërtimin e vendeve plotësuese për të burgosurit që duhet të dëbohen
Kantonet do të subvencionohen më fuqishëm nga federata me mjete për të financuar qendrat e burgut për dëbim të të huajve. Qeveria federale propozon një ngritje nga 140 franga sa është sot në 220 franga mesatarisht për një vend dhe një ditë burgu.
Më tutje qeveria ka përcaktuar se nën cilat kushte federata kompenson ndërtimin e vendeve plotësuese për të burgosurit që duhet të dëbohen.
Po ashtu qeveria federale ka hapur të mërkurën shqyrtimin për ndryshimet e rregulloreve. Bazën për këto ndryshime e përbëjnë ndryshimet e ligjeve që parlamenti i ka miratuar në dhjetorin e vitit të kaluar.
Dy dhomat e Parlamentit të Zvicrës atëbotë patën miratuar një bazë të re ligjore për marrjen përsipër nga federata, të kostos për ndërtimin e burgjeve kantonale që shërbejnë për zbatimin e burgosjes sipas të drejtës së të huajve
E-Diaspora
-
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës Nën moderimin e Fatmir Spahiut – Bufit, simpoziumi trajton rolin e mjekut mes klinikës, ekonomisë dhe... -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut
Jeta në Zvicër
-
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje Zëvendësimi i valvulave të vjetra të sistemit të ujit lejon rikthimin e prodhimit, por ekspertët kërkojnë... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane paralajmëron: Rreziku për Evropën është rrezik për Zvicrën -
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër -
Zvicra kalon në orën verore: Akrepat e orës zhvendosen këtë të diel













