Sport

Federer fiton Wimbledonin dhe bëhet nr. 1 në botë

Federer  ka fituar për herë të shtatë titullin e kampionit të turneut Wimbledon, duke e mundur në finale sfiduesin Andy Murray me rezultatet në sete: 5:6, 7:5, 6:3 dhe 6:4.Me këtë titull të ri Roger Federer sërish nga e hëna do të jetë tenisti numër një në ranglistën ATP.Me trofeun e tij të shtatë të Wimbledonit, Federer barazohet me tenistët Pete Sampras dhe William Renshaw të cilët deri më tash mbanin rekordin në këtë turne. Tenisti zviceran pas një jave do të jetë bartës i vetëm i rekordit edhe në këtë kategori. Nga ana tjetër, me triumfin e tij të sotëm, të 17-in me radhë Federer e ka përforcuar edhe më tutje pozitën e tij kulmore të fitoreve në Grand-Slam-e. Ndërkohë, ai, falë edhe këtij trofeu, do të konsiderohet favorit edhe në garat e tenisit në kuadrin e Lojërave Olimpike që do të mbahen pas tri javësh në Londër.