Sport
Federer nuk njeh moshë, sa më i vjetër aq më i mirë
Ky ishte Grand Slemi i 20-të në karrierë, derisa e fiton në moshën 36-vjeçare
Tenisti zviceran, Roger Federer nuk ka të ndaluar. Federer vazhdon të mahnitë, derisa të dielën fitoi në Australian Open, shkruan albinfo.ch.
Ky ishte Grand Slemi i 20-të në karrierë, derisa e fiton në moshën 36-vjeçare.
“Ky triumf është mbyllja e përkryer e një përralle, një ëndërr që realizohet. Nuk e prisja këtë triumf këtë vit, pasi një sezoni 2017 të shkëlqyer. Jam shumë i emocionuar, nuk gjej fjalë të përshkruar këtë moment”, është shprehur Federer.
Ai po shijon çdo moment dhe çdo mundësi që i ofrohet. “Unë vazhdoj të argëtohem dhe të luaj për fansat. Këtu në Australi kalova një muaj fantastik dhe ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen”, u shpreh i emocionuar dhe me lot në sy Federer.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











