Të tjera
Federer, tenisti më i paguar në histori të sportit të bardhë
Kontrata më e pasur është ajo prej 300 milionë dollarësh, e firmosur në vitin 2018 me Uniqlo, një firmë japoneze veshjesh
Në moshën 41-vjeçare, Roger Federer mbetet tenisti më i paguar në botë, me një pasuri prej 450 milionë dollarësh. Kampioni që ka deklaruar tërheqjen e tij nga sporti ka fituar vitin e fundit rreth 90 milionë dollarë, pothuajse gjithçka nga reklamat.
Fitoret e Federer vlejnë 130.6 milionë dollarë. Një shifër që e vendos në vendin e tretë në historinë e tenistit pas rivalëve të tij më të mëdhenj: Novak Djokovic 159 milionë dollarë dhe Rafael Nadal 131.6 dollarë.
Por, për sa u përket fitimeve nga reklamat, ai nuk ka asnjë rival. Kontrata më e pasur është ajo prej 300 milionë dollarësh, e firmosur në vitin 2018 me Uniqlo, një firmë japoneze veshjesh. Por përveç saj janë një seri firmash që përfaqësohen nga Federer, si Rolex, Mercedes-Benz, Gillette, Credit Suisse, Lindt etj, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Për sa u përket vilave në pronësi, në Zvicër ai kishte një vilë 500 metra katrorë të ndërtuar në tre kate me pishinë, palestër, SPA dhe parking nëntokësor, të cilën e shiti në vitin 2018. Në vitin 2021 ai mori leje për të ndërtuar një tjetër mega-vilë përballë liqenit. Një tjetër nga pronat e tij ndodhet në Valbella, po në Zvicër.
Vila e menduar fillimisht si një shtëpi pushimi, përfshin disa ndërtesa, plus një fushë tenisi dhe pishinë të brendshme. Një vilë tjetër e tij ndodhet në Dubai, ku Federer dhe familja e tij kalojnë pjesën më të madhe të dimrit.
Është një ndërtesë e madhe brenda kompleksit luksoz La Reve, me një tarracë prej 80 metrash katrorë, nga e cila mund të shijohen një pamje të mrekullueshme jo vetëm të oqeanit, por edhe të dy prej atraksioneve kryesore të Dubait, domethënë qiellgërvishtësi Burj Al Arab dhe ishulli artificial i Palm Jume.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave













