Lajme
Feith, kërkon respektim të vendimit të kushtetueses
Ai nuk ka dashur të komentojë mundësinë e arrestimit të deputetëve nën hetime, duke thënë se kjo nuk është në kompetencë të tij
Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith ka kërkuar nga institucionet dhe qytetarët e Kosovës që të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e imunitetit të deputetëve.
Duke përshëndetur këtë hap të Gjykatës Kushtetuese, Feith ka thënë se nuk vend për shqetësim pas këtij vendimi.
Ai nuk ka dashur të komentojë lidhur me mundësinë e arrestimit të deputetëve nën hetime, duke thënë se kjo nuk është në kompetencë të tij.
Megjithatë, ka thënë se shpreson që institucionet relevante do të dinë çfarë të bëjnë në këtë drejtim.
Pas kërkesës së Qeverisë së Kosovës drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar imunitetin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të martën Gjykata Kushtetutës e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se deputetët nuk gëzojnë imunitet nga ndjekja penale për veprimet e ndërmarra jashtë fushëveprimit të përgjegjësive të tyre.
Ndërkohë vendimi i kësaj gjykate nuk i është dorëzuar ende Prokurorisë së shtetit, në mënyrë që ajo të vazhdojë me hapat e mëtutjeshme.
Kryeprokurori i shtetit, Ismet Kabashi ka thënë se Prokuroria do ta respektojë vendimin e Kushtetueses dhe do t`i ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni -
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran













