Integrimi
(Fejs)Buka
Punët shkojnë aq larg, saqë në statusin e një përdoruesi rastësisht hasa në një tekst i cili kushtonte kujdes të veçantë rimës: “Ma mirë me mbet pa bukë, se sa pa Facebook”.
Dikur, jo fort moti, hoxha i një katundit me qëllim që ta vë në pah rëndësinë e diturisë e të leximit të librit, gjatë ligjëratës në xhami, mes tjerash, u drejtohet të pranishëmve në këtë mënyrë: “Xhemat i ndershëm, po a e dini ju se sa vlerë i kanë kushtuar amerikanët librit?
Ata e çmojnë aq tepër atë, saqë librit i thonë ‘bukë’. Ata librin e kanë si buka, prandaj edhe kanë përparuar aq shumë”. Se sa ka ndikuar kjo ligjëratë në motivimin e popullatës së pranishme që të lexojë më tepër, nuk kisha mundur të them, por mund të supozoj se kjo hipotezë e hoxhës ka pasur fare pak ose aspak ndikim. Në fund të fundit, çka kemi të bëjmë ne me „book“-ën amerikane?! Mos vallë mund ta hamë atë?!
Kjo situatë ishte para 10-15 viteve. Atëherë ne ishim të bindur se vetëm buka jonë na ushqen dhe se ne nuk kemi dobi prej “book”-ës amerikane. Po çka na ndodh sot? Sot kemi një bukë tjetër që u përngjan bukëve të stërfryra të disa furrave të cilat në vete përmbajnë sasi të tepruara të tharmit.
Ato vetëm japin përshtypjen e një iluzioni të sasisë përkundër cilësisë. Sot, me fjalë tjera, kemi fenomenin e gjithëpërhapur të rrjetit shoqëror të njohur me emrin Facebook. Është ky një “book” pa të cilën nuk mund të fillojmë e as të mbarojmë ditën.
Mosprania jonë virtuale në këtë rrjet karakterizohet me mospraninë tonën në jetën fizike, reale. Punët shkojnë aq larg, saqë në statusin e një përdoruesi rastësisht hasa në një tekst i cili kushtonte kujdes të veçantë rimës: “Ma mirë me mbet pa bukë, se sa pa Facebook”.
E gjithë kjo merr përmasa pak sa brengosëse kur edhe prindërit, faktin që fëmija i tyre kalon aq kohë pranë kompjuterit, e përshkruajnë si një arritje thuajse akademike! Në një gjë ata kanë të drejtë: fëmija i tyre kalon më tepër kohë duke lexuar, ndoshta jo libra, por komentet e personave që kanë nevojë për ekzistencë virtuale në një botë reale.
Para një muaji më lindi vajza, fëmija ynë i dytë në familjen time. Përkundër gëzimit të ardhjes së saj në këtë botë, si prind nuk mundesha të fsheh brengën për të ardhmen e saj dhe për zgjedhjen “e bukës” së saj; a do të jetë “book”-a amerikane që me aq entuziazëm e përmendte hoxha i katundit apo do të jetë një “bukë” tjetër që do t’i përngjajë Facebook-ut të sotëm?!
Që punët të jenë edhe më të komplikuara, lajmin për lindjen e saj desha ta përhap në mënyrë pak ma tradicionale duke i ftuar të afërmit me telefon dhe duke u dërguar letra me fotografinë e vajzës.
Por, pos urimeve që ajo të ketë një jetë të gjatë dhe të lumtur, pothuajse 80% e personave me të cilët fola, më pyetën se kur kam ndërmend t’i publikoj fotografitë e saj në Facebook!!! Sikur kjo të ishte një gjë e zakonshme.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












