Sport
Feka vazhdon me Hamburgun
Mesfushori shqiptar Dren Feka ka vazhduar kontratën me Hamburgun deri në vitin 2018.
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të skuadrës gjermane. Ai është shprehur i lumtur që nënshkroi kontratën e parë profesioniste, derisa ishte pjesë e Hamburgut nga viti 2009. “Gjithmonë e kam thënë, Hamburgu është qëllimi im, dhe jam i lumtur që do të mund të qëndojë këtu”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch. Feka ka nënshtetësinë e Shqipërisë dhe Gjermanisë.
Edhe drejtori sportiv i Hamburgut, Peter Knabel ishte i kënaqur që nënshkruan me Fekën.
“Është një aset i rëndësishëm i klubit, dhe duam të tregojmë se ai ka një perspektivë të rëndësishme këtu. Jemi të bindur në kualitetet e tij, ka një inteligjencë të jashtëzakonshme të futbollit. Shpresojmë që të vazhdojë të përmirësohet edhe më shumë”, ka thënë Peter Knabel.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument "Nga 9 dokumente sa janë kërkuar deri më tash, aplikimi për rikthim të shtetësisë do të... -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë
Jeta në Zvicër
-
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë Sipas gjetjeve fillestare nga policia kantonale e Fribourgut, gjithçka tregon për një shkak teknik të zjarrit.... -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë -
Erë dhe stuhi e fortë për dhjetë ditë, pse kaq gjatë?










