Fëmija rom nga Kosova, polarizon mediet zvicerane
"Weltwoche" ka vendosur në faqen e parë një foto të një fëmije rom, të bërë në Kosovë, si ilustrim mbi "rrezikun" rom në Zvicër
Një fotografi e botuar në javoren problematike zvicerane “Weltwoche” që paraqet një fëmijë rom me revolen e drejtuar nga kamera, ka shkaktuar një valë kritikash që kanë kulmuar me disa padi penale kundër botuesit Roger Koppel për nxitje të urrejtjes në baza race.
Por nuk ka qenë vetëm fotografia ajo që është cilësuar si skandaloze. Titulli nën foto: “Romët po vijnë: fushata plaçkitjeje në Zvicër” ka shkaktuar revoltë te një kategori e gjerë lexuesish.
Padi ndaj shefit të Weltwoche-s janë paralajmëruar nga Austria, Gjermania dhe nga Zvicra. Të gjitha ato e ngarkojnë gazetën për nxitje të urrejtjes ndaj grupit etnik të romëve.
I pari që ka bërë denoncimin ka qenë një gazetar austriak, ndërsa në Gjermani ka qenë një majtist gjerman që ka bërë të njëjtën gjë. Një zvicerane ndërkaq ka pranuar se ka ushtruar padi penale për shkelje te nenit 261 të Ligjit Penal të Zvicrës, respektivisht për diskriminim racist.
Një arsye më tepër për valën e kritikave të drejtuara ndaj Koppel-it me shokë ka qenë fakti se fotografia nuk lidhet në asnjë mënyrë me romët në Zvicër. Ajo fotografi është bërë në Kosovë, më saktë në Gjakovë, në një deponi mbeturinash ku jetojnë romët në kushte të rënda. Autor i fotografisë së punuar në vitin 2008 është një fotoreporter italian.
Ndërsa Koppel e ka arsyetuar veprimin e tij duke thënë se “artikulli ka për qëllim të tematizojë turizmin kriminalistik të romëve. Fotografia tregon për rrethanën në të cilën romët i instrumentalizojnë fëmijët e tyre për veprime kriminele”.
E-Diaspora
-
Mbi një milion të huaj në Zvicër nuk aplikojnë për shtetësinë zvicerane Mbi një milion të huaj që jetojnë në Zvicër nuk aplikojnë për shtetësi zvicerane, edhe pse... -
LUNEE lidh traditën shqiptare me teknologjinë moderne -
Ardiana Sallauka dhe Arber Jagoda rizgjidhen në Këshillin Komunal të Villeneuve në kantonin Vaud -
Naim Dina zgjidhet për herë të dytë asambleist në Renens -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027
Jeta në Zvicër
-
Anulime të shumta fluturimesh në Aeroportin e Gjenevës për shkak të grevës së pilotëve të Lufthansa Greva e pilotëve të kompanisë gjermane Lufthansa, e caktuar për të enjten dhe të premten, po... -
Profili i tre viktimave zbulon sistemin shfrytëzues seksual të Jeffrey Epstein në Zvicër -
Asnjë ndihmë federale për viktimat e zjarrit në Chiètres -
Mbi 140 ankesa për sjellje problematike në Spitalin Universitar të Lozanës -
Sa më shumë po paguajnë tani shoferët në Zvicër për karburant?












