Shqipëria
Fëmijët mund të pësojnë dëmtime fizike nga pesha e rëndë e çantës
Një studim i bërë me 1.500 nxënës të moshave nga 9 në 11 vjeç tregon se 60% e tyre kanë rezultuar me shtrembërime në posturë, ndërsa 40% janë ankuar për dhimbje
Pesha e rëndë e çantës së shkollës për fëmijët e klasave të para në Shqipëri mund t`i dëmtojë seriozisht ata. Kështu thonë mjekët të cilët thonë se kjo ndikon jo vetëm në shtrembërimin e boshtit kurrizor.
“Fëmija ashtu siç ka sistemin e shijes mund të ketë të ndërtuar edhe sistemin e lodhjes. Me ato pesha në shkollë ai mund të paraqitet i lodhur dhe me dhimbje, që i shpreh me mungesë vëmendjeje. Dhe mësuesit i etiketojnë pastaj si fëmijë të pavëmendshëm”, ka thënë mjeku Apostol Vaso për TCH.
Sipas doktor Vasos, një studim i bërë me 1.500 nxënës të moshave nga 9 në 11 vjeç tregon se 60% e tyre kanë rezultuar me shtrembërime në posturë, ndërsa 40% janë ankuar për dhimbje. Edhe prindërit e fëmijëve kanë shprehur shqetësimin e tyre për këtë problematik.
Në Ministrinë e Arsimit thonë se po diskutohet me botuesit për të lehtësuar peshën e librave.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj









