Bota
Fëmijët refugjatë zhduken nga kampet në Gjermani
Pothuajse 9 mijë fëmijë refugjatë u zhdukën në Gjermani në periudhën 1 janar deri 1 korrik të këtij viti. Sipas Policisë Federale
Gjermane, gjithsej 8991 fëmijë refugjatë u zhdukën në atë periudhë, përcjellalbinfo.ch.
Për krahasim, gjatë gjithë 2015 janë zhdukur dy herë më pak fëmijë refugjatë. Statistikat flasin për 4749, por ende nuk mund të jetë e saktë, sepse ka raste kur një fëmijë ka humbur, por duhet të shpallet i tillë nga kampe të ndryshme refugjatësh, ose me të dhëna pak më të ndryshme personale.
Sipas policisë, shumica janë zhdukur mes moshës 14 dhe 17 vjeç. Në shumicën e rasteve shpjegim i vetëm është se fëmijët e zhdukur lënë kampet e refugjatëve në Gjermani për të shkuar në një qytet tjetër gjerman apo evropian. Shpesh nuk ka asnjë informacion zyrtar nga të afërmit që marrin një fëmijë nga një kamp refugjatësh. Sipas Shoqatës Gjermane të të miturve refugjatë, shpesh shumë fëmijë refugjatë largohen vetë nga kampet e refugjatëve, për të kërkuar të afërmit e tyre apo për të kërkuar kushte më të mira të jetesës.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Prishtina apo Dubai? Destinacionet ajrore të preferuara të zviceranëve Më shumë se 25 milionë njerëz fluturuan nga Zvicra në vitin 2025. Por për të shkuar... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Aargau: Një ton kanabis u sekuestrua -
Zvicra paralajmëron se lufta në Lindjen e Mesme rrezikon të bëhet e paparashikueshme -
UBS merr licencën kombëtare bankare për SHBA-në












