Kosova
Ferizaj me Plan Veprimi për të përballuar ardhjen e mërgimtarëve
Aliu kërkoi nga përfaqësuesit e Policisë së Kosovës të hartojnë një Plan Veprimi për trafik si përgatitje për të përballuar ardhjen e mërgimtarëve si dhe plan kontrolli për shmangien e aksidenteve fatale
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka mbajtur mbledhjen e dytë me anëtarët e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.
Aliu kërkoi nga përfaqësuesit e Policisë së Kosovës të hartojnë një Plan Veprimi për trafik si përgatitje për të përballuar ardhjen e mërgimtarëve si dhe plan kontrolli për shmangien e aksidenteve fatale, me ç’rast do të rezultonte me rritjen e kontrollit në kafiteri të ndryshme, testeve të alkoolit për vozitësit si dhe masa të tjera që kanë të bëjnë me sigurinë në trafik, përcjell albinfo.ch.
Edhe në fushën e arsimit nga të pranishmit u shfaqën propozime të ndryshme që do të rrisnin sigurinë në shkolla.
Gjithashtu Aliu njoftoi se me qëllim rritjen e sigurisë së nxënësve dhe ekonomizimin e shpenzimeve të maturës për familjet që kanë fëmijët e tyre maturantë, ka marr vendim që këtë vit mbrëmja e maturës të organizohet dhe mbahet në objekte hoteliere në territorin e Ferizajt, dhe jo siç ka qenë praktikë e deritanishme të mbahet edhe në qytete të tjera të vendit.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën









