Lajme
Ferma diellore në hapësirë? Miratohet studimi 3-vjeçar
Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) me gjasë do të miratojë një studim 3-vjeçar mbi mundësinë e themelimit të fermave diellore në hapësirë, me qëllim për të prodhuar energji elektrike.
Ministrat e hulumtimeve të vendeve evropiane do ta marrin në konsideratë idenë në një takim në Paris, pasi ‘Iniciativa Solaris’ është e para që do të niset për një plan praktik për të zhvilluar një sistem të prodhimit të energjisë së rinovueshme me bazë në hapësirë.
Gjatë takimit të ministrave do të vendoset buxheti për fazën e ardhshme të planeve të ESA-së për eksplorimin e hapësirës, monitorimin e mjedisit, si dhe për komunikimin.
Drejtori i përgjithshëm i ESA-së, Josef Aschbacher, tha se ai beson se energjia diellore nga hapësira mund të jetë një “ndihmë e madhe” për të adresuar mungesat e ardhshme të energjisë.
“Ne duhet të shndërrohemi në ekonomi neutrale ndaj karbonit dhe për këtë arsye duhet të ndryshojmë mënyrën si prodhojmë energji dhe veçanërisht të reduktojmë pjesën e karburanteve fosile të prodhimit tonë të energjisë”, tha Aschbacher.
Ai theksoi se “kjo do të ishte absolutisht fantastike”, pasi kjo, sipas tij, do të zgjidhte shumë probleme në këtë drejtim.
BBC raportoi se ESA po kërkon fonde nga vendet anëtare për programin kërkimor ‘Solaris’ për të parë nëse këto zhvillime nënkuptojnë se tani është e mundur të zhvillohet energjia diellore me bazë në hapësirë në mënyrë të besueshme dhe mjaft të lirë për ta bërë atë ekonomikisht të qëndrueshme.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit












