Lajme
Fermerët kosovarë përdorin impute nga vendet e BE-së
Zyrtarë të Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit, kanë theksuar se inspektorët kontrollojnë cilësinë e secilit produkt që hynë në Kosovë
Në Kosovë importohen impute bujqësore nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian. Ndërkaq, fermerët thonë se në treg ka ende impute që importohen nga Serbia, e që sipas tyre, janë me cilësi shumë të dobët.
Dyshimi se ato kanë përbërje me cilësi shumë të dobët, ka bërë që fermerët më tepër të përdorin impute bujqësore që importohen nga vende tjera të Bashkimit Evropian.
Shyqri Krasniqi nga Xërxa e Rahovecit, ka theksuar pwr Radio Kosovën se pavarësisht se ekzistojnë farëra dhe plehra me cilësi shumë më të mirë që vijnë nga vende tjera, megjithatë në Kosovë ka prani shumë të madhe të imputeve me cilësi të dyshuar.
Për bujkun, Naser Berisha nga Rogova e Gjakovës, çmimet e shtrenjta të farërave, plehrave dhe karburanteve, po krijojnë vështirësi në realizimin e mbjelljeve pranverore. E kur kësaj i shtohet edhe cilësia e dobët e preparateve, atëherë kjo u vë në pozitë shumë të vështirë bujqit kosovar.
Zyrtarë të Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit, kanë theksuar se inspektorët kontrollojnë cilësinë e secilit produkt që hynë në Kosovë. Por sipas tyre kontrollohen vetëm ato impute që hyjnë në mënyrë legale në Kosovë./albinfo&rtk/
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar










