Autotech
Ferrari prezanton dy modelet e reja
Ferrari ka në plan të prodhojë në total 15 modele të reja mes vitit 2023 – 2026, duke përfshirë edhe makinën e parë elektrike
Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të motorëve të tij më të fuqishëm me benzinë.
Dy makinat, e prezantuara me rastin e një eventi në Majami, të enjten në mbrëmje, shënojnë debutimin e parë të Ferrari këtë vit, pas pesë të tillave në vitin 2023, raporton Reuters.
Ndërkohë, shtëpia automobilistike me seli në Maranello vijon me hap të shpejtë prezantimin e modeleve të reja për të mbajtur vëmendjen e klientëve të saj të pasur.
Si pjesë e një lëvizjeje më të gjerë të elektrifikimit në industri, shtëpia automobilistike i ka shtuar makina elektrike – hibride gamës së saj që nga viti 2019 dhe ka premtuar automjetin e saj tërësisht elektrik (EV) në fund të vitit 2025, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, Ferrari është zotuar gjithashtu të vazhdojë shitjen e makinave tradicionale me motor me djegie të brendshme (ICE), falë vendimit të Bashkimit Evropian për të përjashtuar automjetet që punojnë me e-karburantet nga ndalimi i parashikuar i makinave ICE.
Modeli i ri 12Cilindri dyvendësh dhe versioni 12Cilindri Spider frymëzohen nga modelet historike grand-tourer (GT) të Ferrari të viteve 1950 dhe 1960 – deklaroi kompania.
Ato janë të pajisur me motorin karakteristik me 12 cilindra me benzinë të markës, me të cilin është i pajisur edhe modeli Purosangue, me katër dyer dhe katër vende.
Motori V12 ndodhet në mes të pjesës së përparme (830 kuaj fuqi) dhe do t’u sigurojë dy modeleve shpejtësi maksimale më shumë se 340 kilometra në orë.
Në Itali, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider kushtojnë përkatësisht 395.000 euro dhe 435.000 euro, në fashën e mesme dhe të lartë të gamës së çmimeve të Ferrari.
Dërgesat e parë në Evropë për 12Cilindri parashikohen në tremujorin e fundit të këtij viti, kurse për 12Cilindri Spider, në tremujorin e parë të 2025.
Ferrari ka në plan të prodhojë në total 15 modele të reja mes vitit 2023 – 2026, duke përfshirë edhe makinën e parë elektrike.
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” shënoi 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës Programi artistik solli një mozaik të pasur folklorik me valle dhe këngë nga treva të ndryshme... -
Të rrëfehesh në gjuhën e shpirtit, pse terapia në gjuhën amtare shëron më thellë -
Bern
Shkolla Shqipe në Ostermundigen shënon me aktivitete festive Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Hamburg
Kosova feston 18-vjetorin e Pavarësisë në Hamburg -
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane
Jeta në Zvicër
-
Shefi i Komandës së Operacioneve viziton trupat zvicerane në Kosovë Michaud, Shefi i Komandës së Operacioneve, gjithashtu do të zhvillojë diskutime me Ambasadorin Zviceran në Kosovë... -
Zvicër: Pa rritjen e TVSH-së, modernizimi i ushtrisë mund të rrezikohet -
Këshilli Federal i Zvicrës synon të lehtësojë shkëmbimin e të dhënave midis forcave kantonale të policisë -
Polarizimi politik, një realitet që prek edhe Zvicrën -
Greenpeace akuzon Coop-in dhe Migros-in për shitje të tepërt të produkteve shtazore











