Lajme
Këshilli Federal i Zvicrës synon të lehtësojë shkëmbimin e të dhënave midis forcave kantonale të policisë
Këshilli Federal i Zvicrës njofton se synon të përmirësojë shkëmbimin e informacionit midis forcave kantonale të policisë. Qeveria po planifikon modernizimin e sistemit aktual përmes platformës së standardizuar të kërkimit Polap dhe ka nisur një proces konsultimi publik.
Ministri i Drejtësisë dhe i Policisë, Beat Jans, shpjegoi se ligji duhet të ndryshohet që forcat kantonale të policisë të mund të lidhen me këtë platformë, e cila përdoret tashmë në nivel kombëtar dhe evropian që nga viti 2024. Qëllimi është të trajtohen kufizimet aktuale për shkëmbimin e të dhënave në luftën kundër krimit të organizuar.
Aktualisht, shkëmbimi i informacionit midis kantoneve është shumë i pabarabartë. Për shembull, masa për të hequr nga qarkullimi personat që kryejnë abuzime me fëmijë apo dhunë në familje shpesh pengohen nga kufijtë kantonalë. Gjurmimi i trafikantëve të drogës që lëvizin nga një kanton në tjetrin gjithashtu është i pamjaftueshëm.
“Policët në çdo kanton duhet të bëjnë kërkesa individuale për çdo rast,” tha Jans. “Është e ndërlikuar, joefikase dhe e ngadaltë.” Ai theksoi se shpesh është më lehtë të marrësh informacion nga vendet e tjera sesa nga kantonet e tjera në Zvicër.
Platforma Polap do të mundësojë që të gjithë policët në Zvicër të shkëmbejnë informacion në mënyrë standarde, duke ruajtur njëkohësisht mbrojtjen e të dhënave. “Polap nuk është një bazë e madhe të dhënash. Autoritetet e policisë nuk mbledhin informacione të reja. Ne thjesht sigurojmë që të dhënat ekzistuese të jenë të qasshme aty ku janë të rëndësishme për punën e policisë,” sqaroi Jans.
Qeveria ka hapur dy ndryshime ligjore për konsultim. Njëra synon të krijojë një bazë kushtetuese për rregullimin e shkëmbimit të të dhënave midis kantoneve dhe me Konfederatën, ndërsa tjetra synon të përshtatë të drejtat e qasjes në sistemet policore për autoritetet përkatëse. Procesi i konsultimit do të zgjasë deri më 26 maj, ndërsa zbatimi pritet jo më parë se viti 2029.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












