Lajme
Ferronikeli, kampion i Kosovë në futboll
Kampioni u përcaktua vetëm në ndeshjen e fundit, kur skuadra nga Drenasi luajti baras në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, kundër Prishtinës me rezultat 2-2
Skuadra e Feronikelit ka fituar titullin e kampionit të Kosovës në futboll duke fituar për herë të parë titullin e Superligës. Kampioni u përcaktua vetëm në ndeshjen e fundit, kur skuadra nga Drenasi luajti baras në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, kundër Prishtinës duke barazuar 2-2.
Feronikeli dhe Prishtina luajtën në një atmosferë sportive dhe në praninë e rrethi 5 mijë shikuesve. Golat i shënuan Behar Maliqi në minutën 20 dhe Lapidar Lladrovci në minutën 57 për Feronikelin, kurse dy golat për Prishtinën i shënoi Labinot Osmani në minutat 63 dhe 91.
Djelmoshat e udhëhequr nga trajneri Gani Sejdiu këtë sezon moren 69 pikë duke fituar titullin e kampionit të Kosovës me 3 pikë më shumë se Besa e Pejës. Nga elita e futbollit kosovar do të bien Trepça dhe Ferizaj, ndërsa në barazh do të luajnë Vëllaznimi dhe Drita.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












