Shkurt.ch
Fertiliteti: Arrat përmirësojnë cilësinë e spermës
Burrat të cilët synojnë të bëhen prindër duhet të hanë shumë arra, sipas një studimi të ri të publikuar të mërkurën. Nëse hani një grusht arra çdo ditë, ju mund të përmirësoni cilësinë e spermës suaj, pohon ky studim.
Fielding School of Public Health, i cili është pjesë e Universitetit UCLA në Kaliforni, ka kryer një studim për 117 persona të shëndoshë me moshë 21-35 vjeç.
Gjysma e këtyre personave kishin për detyrë të konsumojnë çdo ditë një grusht prej rreth 70 gram arra, përveç dietës së tyre të zakonshme.
Në fund të dymbëdhjetë javëve të studimit, cilësia e spermës së atyre që kishin ngrënë arra ishte përmirësuar, ndërkohë që ai i atyre të grupit tjetër nuk kishte ndryshuar fare. Përveç kësaj, spermatozoidet dembelë të ngrënësve të arrave kanë treguar një përmirësim cilësor, duke dhënë rezultate spektakulare.
Dr Allan Pacey, profesor i andrologjisë në Universitetin e Sheffield-it, thote se “ka gjithnjë e më shumë studime që dëshmojnë se ushqimi ndikon thellësisht në cilësinë e spermës të prodhuar”. Të mos harrojmë se një në gjashtë çifte përjeton probleme të fertilitetit dhe se 40% të këtyre rasteve janë për shkak të burrave.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës










