Fotolajmi
Festa nacionale e Francës, në shenjë të “Luftëtarit fluturues”
Kampioni botëror në jetsky, francezi Franky Zapata, me të ashtuquajturin “Flyboard Air” të tij ka bërë disa xhiro mbi fushën e Jelisesë, ku mbahej manifestimi
Sot, me ceremoni të nivelit më të lartë shtetëror, me paradën tradicionale ushtarake dhe me një festë popullore është shënuar 14 Korriku, festa kryesore nacionale e Francës.
Në Paris për këtë ditë presidentit francez Macron i janë bashkuar edhe krerë të shteteve të ndryshme evropiane, ndër të cilët edhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, kryeministri ui Holandës Mark Rutte dhe ai i Belgjikës, Charles Michel, shkruan sda.ch.
Manifestimin kanë bërë përpjekje ta pengojnë grupe protestuesish të “xhaketave të verdha”, të cilat ndërkaq janë penguar shpejt në aksionin e tyre.
Më 14 korrik Franca përkujton sulmin mbi Bastijën që ka ndodhur më 14 korrik të vitit 1789, akt ky që shihet si fillim simbolik i Revolucionit Borgjez Francez.
Ndërsa atraksioni kryesor i festës ka qenë “Luftëtari fluturues”, i cili për rreth një minutë ka fluturuar me platformën e tij mbi kokat e qytetarëve, transmeton albinfo.ch. Bëhet fjalë për kampionin botëror në jetsky, francezin Franky Zapata, i cili me të ashtuquajturin “Flyboard Air” ka bërë disa xhiro mbi fushën e Jelisesë, ku mbahej manifestimi qendror, gjegjësisht mbi kokat e krerëve të përmendur të shteteve.
I veshur me një uniformë të zezër, me helmetë mbi kokë dhe me një pushkë në dorën e majtë, Zapata ka fluturuar në një lartësi prej disa dhjetëra metrash, përcjell albinfo.ch. Fluturakja në fjalë mund të zhvillojë një shpejtësi prej maksimalisht 140 kilometrash në orë dhe mund të arrijë lartësinë prej 150 metrash.
Pesha makismale që bart ajo është 100 kilogramë. Këtë objekt fluturues e ka konstruktuar firma që udhëheq Zapata.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa












