Feja
Festat duhet të bashkojnë, e jo të ndajnë
Kremtimi i Kurban Bajramit këtë vit ishte karakteristik për faktin se shqiptarët e besimit mysliman në Kosovë, në Luginën e Preshevës e në viset shqiptare në(n) Mal të Zi nuk mundën të festojnë njësoj si bashkëkombësit e tyre në Republikën e Shqipërisë dhe të Maqedonisë. Për të qenë absurdi edhe më i madh, shqiptarët mërgimtarë të besimit myslimanë nuk munden t’ia urojnë njëri-tjetrit festën të njëjtën ditë dhe nuk patën mundësi ta falin Bajramin njëkohësisht. Dhe e tëra për shkak se Bashkësia Islame e Kosovës po u bazuaka në vrojtimin e Hënës me sy të lirë dhe, për çudi, ata e shihkan Hënën ndryshe nga ç’e shihkan imamët në Republikën e Shqipërisë dhe atë të Maqedonisë.
Sikur Kosova të mos kishte vazhdimësi gjeografike me Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe sikur gjeografikisht të gjendej aty ku shtrihet sot Peshawar-i, do të mund të thuhej se faqën e Hënës që në këtë mbrëmje do ta vrojtonin me sy të lirë imamët e Kosovës do të mund ta shihnin një natë pas apo anasjelltas, imamët e Peshawar-it, por koordinatat gjeografike të shtrirjes sonë në globin tokësor në proporcion me largësinë e Diellit dhe të Hënës janë aq të papërfillshme sa nga kudo që e vrojtojmë Hënën – nga Prishtina, Shkupi apo Tirana – mund të konsiderohemi një pikë e globit.
Megjithatë, imamët në Prishtinë e panë ndryshe faqen e Hënës, gjithsesi më ndryshe se imamët në Tiranë dhe ata në Shkup. Si ndryshe këtë nuk e dimë dhe nuk duhet ta dimë. Mjafton se e dinë ata!
Duket se imamët e Kosovës jo vetëm Hënën, por edhe të ardhmen tonë po e shohin me teleskopët e Arabisë Saudite dhe të Peshawar-it. Ata jo vetëm se duhet të mos i ndajnë besimtarët shqiptarë në festimet e tyre, por duke qenë myslimanë evropianë, patjetër duhet të fillojnë e ta reformojnë fenë myslimane pa e humbur thelbin e përkushtimit të saj, por duke e çliruar atë nga ndikimet e rrezikshme salafiste, të clat pas luftës e tutje kanë filluar të na defilojnë rrezikshëm në përditshmërinë tonë.
Edhe therja masive e qengjave dhe e viçave disamuajsh, e jo edhe e deshëve, deleve apo qeve a lopëve që ashtu – kështu janë në fazën e fundit të jetës së tyre, do të duhej t’i nënshtrohej gjykimit logjik të imamëve tanë. Therja masive e kafshëve kaq të njoma jo vetëm se është johumane, por edhe joekonomike. Zëvendësimi i therjes së kafshëve të njoma me dhënien e kontributeve në të holla për familjet e varfra, fëmijët bonjakë, familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës jo vetëm se do t’ia ruante karakterin human festës së Kurban Bajramit, por do ta madhështonte atë.
Imamët shqiptarë në Zvicër që kohët e fundit kanë filluar të rezonojnë kthjellët dhe jo vetëm t’i përmirësojnë gabimet eventuale të bëra, por edhe të marrin nisma të mira, si ajo e afrimit të të rinjve shqiptarë të të dyja besimeve, do të duhej ta thoshin qartë mendimin e tyre – pa ia humbur thelbin përkushtimit, por duke ia nënshtruar përkushtimin logjikës.
Festimet e ardhshme të Bajramit nuk do të duhej asesi t’i ndajnë bashkëkombësit tanë. Festat janë për t’u ofruar dhe për t’i uruar njëri-tjetrit. Askush, pra as imamët e Kosovës, nuk guxojnë t’i ndajnë ata që i ka bashkuar Zoti me gjuhë e zakone!
E-Diaspora
-
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet Emma Dakoli shkruan histori në festivalin më të madh italian për fëmijë... -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil -
“Një ditë tjetër” e Mira Kazhanit në Cyrih: Promovimi që u shndërrua në një përqafim kolektiv -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga
Jeta në Zvicër
-
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil Dhjetëra miq, partnerë dhe biznesmenë shqiptarë e zviceranë morën pjesë në inaugurimin zyrave te reja, duke... -
Shtëpitë e të moshuarve në kantonin Aargau po arrijnë kapacitetin maksimal. -
Trenat e natës: Sa të dobishëm janë dhe çfarë mund të ofrojnë? -
Kërkimet më të shpeshta në Google në Zvicër në vitin 2025 -
Punonjësit e Bashkisë së Gjenevës janë në grevë, duke u mobilizuar kundër shkurtimeve buxhetore












