Jeta në Zvicër
Festë e madhe, hapet tuneli më i madh në botë
Më 1 qershor do të hapet zyrtarisht tuneli më i gjatë hekurudhor në botë. Me emrin “Gottardo 2016” do të organizohen festë e madhe që do të zgjasë për tri ditë. Organizatorët që janë përfshirë në organizim janë Qeveria, SBB dhe agjencia përgjegjëse për ndërtimin „AlpTransitGotthard AG“.
Pritet të marrin pjesë rreth 100 mijë mysafirë dhe rreth 300 përfaqësues të mediave, kur dy trenat e parë me pasagjerë do të kalojnë nëpër tunel.
Në bord do të jenë pranishëm mijë njerëz, në mesin e tyre edhe shtatë këshilltarët federalë, shefat e qeverive vendeve fqinje dhe vendeve përgjatë korridorit nga Roterdami në Genoa.
Pranë tunelit në një hapësirë Erstfeld / Rynächt në Uri dhe në Pollegio në Ticino janë planifikuar festimet.
Për festën e 1 qershorit, Qeveria e Zvicrës do të shpenzojë 8 milionë franga.
Kulmi i festimeve do të arrihet nëpër tunelin me gjatësi prej 57 kilometrash, ku trenat do të lëvizin me shpejtësi prej 250 kilometra në orë.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












