Kultura
Festivali Badenfahrt në Baden pritet të tërheqë një milion njerëz
Festivali Badenfahrt, i cili zhvillohet afërsisht një herë në dekadë, ka filluar në qytetin Baden, kantoni Aargau dhe këtë vit rreth një milion vizitorë pritet të marrin pjesë në një nga festivalet më të mëdha të qytetit të Zvicrës, shkruan swissinfo, përcjell albinfo.ch.
Badenfahrt është mbajtur 13 herë në intervale të parregullta që nga viti 1923, edicioni i fundit është mbajtur në vitin 2017.
Këtë vit, festivali u organizua nën moton “Neo”, për të cilën organizatorët thonë se i referohet faktit se ata janë “në prag të shekullit të ardhshëm të Badenfahrtit”.
Ngjarja që do të zgjasë dhjetë ditë në Zvicrën veriore, është përcaktuar nga UNESCO, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, si një shembull i trashëgimisë kulturore jomateriale, pra që nga viti 2017, Badenfahrt është në listën e UNESCO-s të “traditave të gjalla të Zvicrës”.
Një komitet organizativ prej 40 anëtarësh ka qenë i zënë për dy vjet duke u përgatitur për festivalin, i cili përfshin 100 klube dhe shoqata nga Baden dhe rajoni që do të drejtojnë baret dhe restorantet e tyre, ndërsa në fund të eventit ata do të garojnë për çmimin e “tavernës më të bukur të festivalit”.
Të dielën pasdite 30 grupe me më shumë se 1 mijë e 500 persona do të marrin pjesë në paradën e madhe në qendër të qytetit.
Da oggi fino al 27 agosto non perderti il #Badenfahrt: l'evento in cui troverai una città nella città! Ristoranti, installazioni, palchi, e bar saranno presenti nelle vie del centro di #Baden.💙➡️ https://t.co/6x4GperHNo #svizzera #eventi #festival #switzerland pic.twitter.com/QG6F52K0QH
— Svizzera Turismo (@MySwitzerland_i) August 18, 2023
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën Startup-i zviceran i energjisë diellore Sun-Ways është bashkuar me operatorin shtetëror hekurudhor francez SNCF për të... -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë -
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët -
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve













