Lajme
Festohen në Kosovë Krishtlindjet
Natën mesnatë me rastin e Krishtlindëjeve u mbajt mesha në Kateedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë.
Me këngë, lutje dhe lexime të vargjeve biblike, u mbajt mesha tradicionale e Krishtlindjeve.
Të pranishmit thanë se Krishtlindjet u kujtojnë më shumë se kurrë se sa duhet të kenë dashuri njerëzit në mes vete.
Kështu besimtarët e besimit katolik kanë nië festën e Krishtlindjeve. Në këtë mesh e pranishme ishte edhe presidetnja Atifete Jahjaga.
Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës Dodë Gjergji me rastin e festësë së Krishtlindjeve, ka ftuar besimtarët për më tepër paqe, dashuri dhe harmoni.
“Paqja që Zoti e këndon në zërin e Engjëjve dhe që vazhdon ta kumtojë kisha nëpërmjet thënies së saj paqja me ju, mungon akoma ndër ne. Këndej mbetet për ta dëshiruar dhe nevojitet përpjekje e mëtejmë e të gjithëve për të arritur, vëllezër e motra fort të dashur nën dritën e kësaj dashurie dhe kësaj të vërtete mund të zbulojmë se populli shqiptar ka pasur vuajtje të shumta në të kaluarën, e ne kemi ditur të mbijetojmë, ka përjetuar luftëra dhe përsëri kemi ditur të mbijetojmë ne mjerisht në vuajtjet më të mëdha kemi ditur të gjendemi dhe kemi ditur të sillemi, por tani do të mësojmë të sillemi dhe të jetojmë në paqe dhe dashuri”, ka thënë ai.
Gjithashtu me rastin e Festës së Krishtlindjeve, ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës Dodë Gjergji, ka pritur të shtunën mbrëma në rezidencën Ipeshkvore një numër të madh të personaliteteve fetare, diplomatike, shoqërore, kulturore që veprojnë në Kosovë me ç`rast ka përcjellë mesazhin e kësaj feste, duke u lutur për më shumë dashuri dhe respekt të ndërsjellë ndërmjet njerëzve.
I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe kreu i bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, i cili ka përgëzuar besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjeve, duke thënë se respekti i ndërsjellë ndërmjet besimeve fetare është virtyti më i madh që ka populli shqiptar.
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë Projekti që synon zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë, “The Guestkeepers” është prezantuar në Konsullatën e... -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumica preferojnë pagesa pa para në dorë Pagesat pa para në dorë janë ende mënyra më e popullarizuar për të paguar në Zvicër,... -
Zvicër: Shkalla e lindjeve shkakton krizë në shkolla -
Mashtrim i ri në Zvicër: Mesazhe të rreme për pikët e Coop dhe Migros -
Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025 -
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës












