Lajme
FH: Kosova, Shqipëria e Maqedonia, pjesërisht të lira
Në raportin e fundit të Freedom House, për liritë e medieve në botë, Kosova, Shqipëria e Maqedonia përshkruhen si vende pjesërisht të lira
Organizata Freedom House ka publikuar të mërkurën raportin e fundit për liritë e medieve në botë, ndërsa Kosova, Shqipëria e Maqedonia përshkruhen si vende pjesërisht të lira. Nga vendet e rajonit, në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira hyn edhe Bosnja e Hercegovina.
Freedom House në këtë raport ka bërë vlerësimin e shkallës së lirisë në 195 shtete dhe 15 territore gjatë vitit 2014, duke notuar nga 1 deri në 7 të drejtat politike dhe liritë civile të secilit vend. Nota 1 përfaqëson liritë më të mëdha, ndërsa 7-shi mungesën e tyre.
Sipas Freedom House, në grupin e vendeve të lira nga rajoni, është radhitur Serbia, Mali i Zi dhe Kroacia.
Kosova, siç përshkruhet në raport, është përfshirë për herë të parë mes vendeve me demokraci elektorale, falë zgjedhjeve relativisht të suksesshme të qershorit dhe marrëveshjes politike për qeverinë e koalicionit.
Zëvendës presidenti për hulumtime në Freedom House, Arch Puddington, ka thënë se demokracia në 25 vitet e fundit është kërcënuar në masë të madhe, ndërsa në 2014 është shënuar një rënie drastike e demokracisë në nivel të përgjithshëm.
Freedom House ka vënë në dukje se terrorizmi ka pasur një ndikim “shkatërrues” në disa vende përfshirë Irakun, Sirinë, Pakistanin dhe Nigerinë.
Raporti ka vënë në dukje terrorizmin si një nga faktorët kryesor, duke thënë se militantët islamikë në shumë vende të botës “masakruan forcat e sigurisë dhe civilët, morën peng të huajt dhe vranë apo skllavëruan pakicat fetare, duke përfshirë edhe myslimanët që ata i konsideronin si persona që nuk kanë fe”.
Në mesin e vendeve me demokraci “të keqe në mesin e të këqijave” janë Guinea, Eritrea, Koreja e Veriut, Arabia Saudite, Somalia, Sudani, Siria, Tibeti dhe Saharaja Perëndimore.
E-Diaspora
-
Me 18 vjet jetë, Kosova ndodhet në pragun e pjekurisë si shtet Ambasadori i Kosovës në Zvicër, Mentor Latifi flet për marrëdhëniet Kosovë–Zvicër dhe identitetin diplomatik të Kosovës,... -
Spiropali viziton katedrën e Albanologjisë në Munih -
Ylli Rita Ora, pjesë e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate
Jeta në Zvicër
-
Me 18 vjet jetë, Kosova ndodhet në pragun e pjekurisë si shtet Ambasadori i Kosovës në Zvicër, Mentor Latifi flet për marrëdhëniet Kosovë–Zvicër dhe identitetin diplomatik të Kosovës,... -
Inflacioni pothuajse zero në Zvicër -
«Zviceranët konsumojnë pak më shumë» -
Dëmet nga vaksinat kundër Covid: vetëm dy kërkesa për kompensim të pranuara deri më tani -
Donald Trump përsëri veçon Zvicrën në mbrojtje të tarifave












