Portrete të firmave
Fiechtenpark, një oazë për një pleqëri të dinjitetshme
Fiechtenpark ofron infermierinë dhe kujdesin mjekësor për personat e moshës së shtyrë. Këtu banorët trajtohen me dinjitet dhe respekt, të cilët gëzojnë mbështetje dhe kujdes nga stafi profesional.
Fiechtenpark AG është emri i një shtëpie moderne për të moshuarit dhe përkujdesjen, në Hutwil të Kantonit të Bernës. Në krye të saj, si pronarë dhe menaxherë, janë çifti Imrije dhe Medat Bajrami.
Se çfarë kushtesh ofron kjo shtëpi, cilat janë kriteret për t’u bërë banor i saj, sa punonjës dhe sa banorë janë etj., për Albinfo.ch tregojnë zonja dhe zotëri Bajrami.
Albinfo.ch: Prej sa kohësh jeni përfshirë në këtë veprimtari, si menaxherë dhe si pronarë?
Bajrami: Këto dy role i kemi marrë bashkë, si çift. Që nga viti 2017 ne kemi qenë menaxhues institucionalë dhe pronarë të Fiechtenpark AG. Ne blemë të gjithë shtëpinë e të moshuarve në vitin 2017.
Albinfo.ch: Prej nga ju erdhi ideja për ndërtimin e një qendre moderne përkujdesjeje në Huttwil?
Bajrami: Ne kemi fituar shumë përvojë (25 vjet në sektorin e përkujdesjes) dhe kemi dashur që patjetër ta inkorporojmë këtë në ndërtesën e re. Duke qenë se kishim mundësinë të vendosnim vetë si pronarë, ne integruam gjithçka që mundëm në Fiechtenpark edhe për të sjellë cilësinë dhe për të thjeshtuar proceset e stafit, e kështu me radhë.
Shtëpia e të moshuarve është e ndarë në 4 kate: Ka një departament të demencës, 28 dhoma teke me dhoma “të lagështa” dhe një dhomë çifti me një “të lagësht”.
Secili kat ka një sallon me kuzhinë. Dhomat e stacionit, dhomat e depozitimit, e kështu me radhë.
Kur blemë shtëpinë e të moshuarve, në kuadër të saj ishte edhe shtëpia njëfamiljare e paraardhësve tanë. Megjithatë, ne nuk donim ta përdornim këtë privatisht, sepse ishim shumë afër biznesit. Shtëpia e të moshuarve nganjëherë kishte shumë pak privatësi dhe kërkesa për një dhomë dhe qeli të integruara “të lagshta” ishte e lartë. Kishim gjithashtu shumë pak vende parkimi për punonjësit dhe vizitorët.
Ne e njohim prej kohësh arkitektin tonë z. Nazif Sate nga zyra arkitektonike SQ Architekten, pasi ai tashmë na kishte ndihmuar si arkitekt gjatë ndërtimit të shtëpisë sonë private familjare.
Kështu që vendosim ta angazhojmë atë për këtë projekt.
Në vitet 2018-2019 është bërë studimi paraprak për gjithë projektin. Këtu fillimisht duhej të merrnim miratimin nga Departamenti i Shëndetësisë i Kantonit të Bernës (GSI). Vetëm më vonë i erdhi radha procedurës së duhur të aplikimit për miratim të ngritjes së ndërtesës. Në vitin 2020 filluam me prishjen e shtëpisë njëfamiljare. Ne ndërtuam një garazh të madh me 23 vende parkimi. Më pas mbi të u ndërtuan 8 apartamente të bukura me shërbime të përshtatshme për moshën. Këto janë të bashkëngjitura me shtëpinë. Gjithçka ishte përgatitur nën tokë për të krijuar një lidhje mes dy shtëpive.
Në shkurt të vitit 2021 përfundoi ndërtimi nga themeli i 8 apartamenteve për të moshuarit. Në mars të vitit 2021 ne u vendosëm në apartamentet për të moshuarit me banorët dhe punonjësit tanë dhe e shfrytëzuam këtë si një zgjidhje të përkohshme. Mbrojtja civile na qëndroi pranë për 3 javë dhe na mbështeti gjatë lëvizjes.
Në mars të vitit 2021 shtëpia e të moshuarve, e cila ishte mbi 45 vjeç, u prish dhe filloi ndërtimi.
Në korrik të vitit 2022 shtëpia e re e të moshuarve u ndërtua sipas planit.
Për të gjithë projektin e shtëpisë sonë u përkujdes me përgjegjësi dhe profesionalizëm të lartë SQ Architekten nga Oftringeni.
Albinfo.ch: Çfarë do të thotë të jetosh në një qendër rezidenciale si Fiechtenpark?
Bajrami: Kuptimi aktual është si më poshtë: Për banesat e të moshuarve: Në rastet kur të moshuarit ndihen ende të sigurt, ata mund të mendojnë të transferohen në shtëpinë e të moshuarve. Atje gëzojnë një nivel të caktuar rehatie dhe sigurie që konsiston në: Sistemin e thirrjeve që nënkupton se një infermiere është gjithmonë e pranishme kur ata kanë nevojë për ndihmë. Ngrënia dhe pirja – pastrimi i banesës – pjesëmarrja në aktivitete në shtëpinë e të moshuarve, vizita të rregullta mjekësore etj.
Shtëpia e të moshuarve përfshin: 24 orë në 365 ditë në vit, gjatë gjithë kohës, mbështetje dhe kujdes nga stafi infermieror. Banorët trajtohen me dinjitet dhe respekt. Ne mirëpresim të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje në jetën e përditshme kur nuk është më e mundur që këto t’u ofrohen në shtëpi.
Ne zhvillojmë një bazë besimi me të afërmit dhe i përfshijmë edhe ata në jetën e përditshme të të dashurve të tyre (banorëve tanë). Shtëpia e të moshuarve është nën kujdesin e një mjeku familjar nga rajoni, i cili është gjithmonë aty për banorët dhe ka vizita të rregullta. Në të njëjtën kohë, kemi edhe një mjek gerontopsikiatër, i cili gjithashtu bën vizita të rregullta në shtëpinë tonë. Aktivitetet zhvillohen disa herë në javë dhe janë të dizajnuara sipas stinëve.
Albinfo.ch: Kush ju ka mbështetur më shumë për të arritur gjithë suksesin që gëzoni sot?
Bajrami: Unë kisha parë te gruaja ime potencialin për këtë veprimtari dhe kam kuptuar se kjo punë është pasion për të. Vetëm pasi u martuam dhe u bëmë prindër, ajo filloi trajnimet dhe studimet e saj. Si çift, të dy kemi qenë në rolin e mbështetësve të fortë që kemi forcuar njëri-tjetrin. Por edhe familjet tona na kanë mbështetur gjithmonë dhe kanë qenë gjithmonë pranë nesh, pa vënë asgjë në dyshim.
Suksesit nuk mund t`i gëzohesh brenda natës, sepse ne kemi disa vjet që jemi në fazën e ndërtimit. Megjithatë, cilësia që ofron shtëpia jonë është shumë e rëndësishme për ne. Ne duam ta mbajmë atë kështu dhe të punojmë gjithmonë për të.
Albinfo.ch: Cili është numri i banorëve dhe ai i të punësuarve?
Bajrami: Shtëpia e të moshuarve Fiechtenpark ofron të njëjtat shërbime si çdo shtëpi të moshuarish në kantonin e Bernës, pasi ne jemi në varësi të autoritetit shëndetësor përkatës, Drejtorisë së Shëndetit, Çështjeve Sociale dhe Integrimit GSI). Oferta u drejtohet të gjithë personave që nuk mund të qëndrojnë më në shtëpinë e tyre. Pavarësisht nëse kjo është e lidhur me moshën ose kësaj i shtohen edhe diagnozat. Këtu mbulohet dhe garantohet i gjithë kujdesi dhe mirëmbajtja e përditshmërisë.
Lidhur me banorët: 1-2 persona mund të banojnë në secilin nga 8 apartamentet për të moshuarit. Ne kemi 25 banorë në shtëpinë e të moshuarve dhe aktualisht janë 30 punonjës në përkujdesje, gastronomi dhe hoteleri.
Albinfo.ch: Çfarë ofron “Fiechtenpark” për të moshuarit?
Bajrami: Këtu mund ta përsëris veten pjesërisht. Fiechtenpark ofron sa vijon: Infermierinë dhe kujdesin deri në fund të jetës. Kujdesin mjekësor dhe mbështetjen profesionale në fazën e fundit të jetës. Këtu njerëzit shihen si individë dhe mbështeten në përputhje me rrethanat.
Albinfo.ch: A keni shqiptarë të moshuar dhe a prisni që ata të jenë të interesuar të bëhen banorë të Fiechtenpark?
Bajrami: Jo, deri më tani nuk kemi pritur asnjë shqiptar. Megjithatë, ne presim që do të ndryshojë në të ardhmen.
Albinfo.ch: Cilat janë kriteret për t’u bërë banor i Fiechtenpark?
Bajrami: Kriter është kur nuk është më i mundur qëndrimi në shtëpi ose të afërmit kanë nevojë për lehtësim. Ne gjithashtu mbajmë një listë pritjeje, sepse kërkesa ka qenë shumë e lartë që nga ngritja e ndërtesës së re, moderne.
Kush janë zonja dhe zotëri Bajrami
Të dy jemi me origjinë nga Kosova, rajoni i Gjilanit. Jemi të martuar që nga viti 2000 dhe kemi 2 fëmijë. Jetojmë në Zvicër, në rajonin e Langenthalit. Arsimi: Znj. Bajrami ka filluar si praktikante. Pastaj është trajnuar si specialiste shëndetësore. Më pas ka mbaruar studimet për diplomë në Infermieri (HF).
3 vjet trajnim si drejtuese ekipi, menaxhere divizioni dhe menaxhere institucioni. Ka Diplomë Federale të Menaxhimit Institucional HFP në fushën sociale dhe socio-mjekësore. Ky titull jep të drejtën për të drejtuar një shtëpi të moshuarish në gjithë Zvicrën.
ÇFARË THONË NDËRTUESIT!
I tërë projekti arkitektonik i kësaj shtëpie për banorët e moshës së shtyrë, në Huttwil të Kantonit të Bernës, është realizuar nga fillimi deri në fund nga kompania e arkitektëve shqiptarë: “SQ Architekten”, në Oftringen, e udhëhequr nga pronarët Nazif Sate dhe Drilon Qelaj.
“Ky projekt në mesin e shumë projekteve ka qenë specifik dhe jo edhe i vogël, prandaj ka pasur një ndikim pozitiv në të gjitha komunitetet e këtij rajoni. Detyra jonë është të ndërlidhim projektin me kontekstin, strukturat e tjera urbane rreth e përqark dhe, mbi te gjitha, me kërkesat e klientit profesionist, thotë Drilon Qelaj.
“SQ Architekten” realizon planet e të gjitha llojet e ndërtimeve, që nga shtëpitë private, ndërtesat e apartamenteve, deri te shkollat dhe ndërtesat publike, sikur në këtë rast, shtëpia e pleqve.
“Te ky projekt kemi filluar planifikimin e të dy objekteve që nga viti 2017. Në etapën e parë është ndërtuar një ndërtesë apartamentesh për persona në moshë të shtyrë dhe një parking nëntokësor. Objekti kryesor me 28 dhoma të asistuara për pleq, filloi në etapën e dytë. Gjatë kohës së ndërtimit banorët u akomoduan në ndërtesën e apartamenteve. Zemra e projektit është parku me gjelbërim, hapësirë dhe pamje mahnitëse, thotë Nazif Sate.
E-Diaspora
-
Kurti takoi mërgatën edhe në qytetin e Këlnit Pas takimeve të ditës së shtunës me diasporën në Mynih dhe Shtutgart, të dielën kryeministri i...
-
Kurti takoi bashkatdhetarë të shumtë në Shtutgart
-
Madrid: 12 veçarja shqiptare në prag të përfaqësimit të Shqipërisë
-
Kurti e Gërvalla takohen me mërgimtarët në Gjermani
-
Nju-Jork: Shqiptarja shpallet “Miss Liberty 2025”
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë rregullat për shkollimin e fëmijëve në shtëpi, në Zvicër? Shkollimi në shtëpi nuk është plotësisht i ndaluar në Zvicër, por është shumë i rregulluar dhe...
-
Gjysma e kantoneve zvicerane do të kenë deficit në vitin 2025
-
Zvicra dhe SHBA bien dakord për shkëmbimin e kursantëve dhe profesionistëve të rinj
-
Municionet e ushtrisë janë gjetur në të paktën 26 liqene zvicerane
-
Numri i zviceranëve që jetojnë jashtë vendit, në rritje