Shkurt.ch
FIFA nuk mund të pranojë Gjibraltarin, e as Kosovën
Blatter i ka bërë këto komente në Cyrih, pas takimit me kryetarin e Këshillit të Lartë të Spanjës për Sport, Miguel Cardenale
Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), Sepp Blatter, ka deklaruar se organizata e tij nuk do të pranojë Gjibraltarin, pavarësisht vendimit të Federatës Evropiane të Futbollit që të pranojë përkohësisht ish-krahinën spanjolle, e cila ndodhet nën protektoratin e Britanisë.
“Nuk ka asgjë nga anëtarësimi i Gjibraltarit në FIFA, pasi nuk bëhet fjalë për shtet të pavarur, të pranuar nga Kombet e Bashkuara. Nën kriteret e njëjta, as Kosova nuk mund të jetë anëtare e FIFA-s”, ka thënë Blatter, transmeton Radio Evorpa e Lirë.
FIFA ka thënë se në dhjetor do të shqyrtojë vendimin për të lejuar ose jo Kosovën që të marrë pjesë në ndeshjet miqësore.
Në muajin maj, FIFA ka vendosur që Kosova, edhe pse nuk është anëtare e saj, mund të luajë ndeshje miqësore, por Federata Serbe e Futbollit ka protestuar fuqishëm.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar Zvicra dorëzon në Kosovë të dyshuarin e kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA











