Sport

FIFA-s nuk i kanë pëlqyer sjelljet e Hitzfeldit

Reagimi i trajnerit të kombëtares zvicerane, Ottmar Hitzfeld në ndeshjen e së premtës ndërmjet Zvicrës dhe Norvegjisë nuk i ka përlqyer FIFA-s. Madje reagimi i tij mund të ketë pasoja. FIFA ka përcjellë raportin nga arbitri i ndeshjes deri te me Komiteti Disiplinor.Në një deklaratë të FIFA-s thuhet se Hitzfeld është e mundur të dënohet me një lojë.Trajneri i pakënaqur me drejtësine e referit në takimin ndërmjet Zvicrës dhe Norvegjisë kishte treguar gishtin e mesit. Ishtë e paqartë nëse ai e bëri këtë gjest ndaj arbitrit. Televizioni zviceran SF ka konfirmuar gjestin e Hitzfeld, ku është parë në një sekuencë 40 sekondash.Trajneri i kombëtares zvicerane zyrtarisht ka kërkuar ndjesë për një gafë të tillë. “Gjest i imi ishte sigurisht i panevojshme dhe vetëm ka ndodhur si pasojë e reagimit emocinal. Unë kërkojë ndjesë për atë që ka ndodhur”, tha Hitzfeld pas takimit emocional në Bernë.