E-Diaspora
Figaroja 70-vjeçar shqiptar, floktari më i preferuar në qytetin gjerman
Para disa ditësh, mjeshtri shqiptar i floktarisë, xha Vilson Duka, për vendasit i njohur edhe si Figaro i Ilmenaus, ka festuar ditëlindjen e tij të 70-të. Edhe përkundër moshës dhe pensionit, shqiptari me pasaportë gjermane as në ëndërr nuk është duke e imagjinuar t’i dorëzojë gërshërët
“Unë do të vazhdoj të punoj për aq kohë sa të mundem, klientët e mi janë të kënaqur me mua dhe shëndetin e kam ende mirë”, thotë ai, duke larguar për një moment shikimin nga puna. Në karrigen e tij qëndron i ulur zejtari gjerman në industrinë e biçikletave nga Ilmenau. Gjermani 84-vjeçar mezi që pret t`i shkurtojë flokët. Ai llogaritet si një klient i rregullt i xha Vilsonit, siç bën edhe kryebashkiaku i qytetit Gerd-Michael Seeber dhe shumë politikanë të tjerë vendorë.
“Çdo kokë të mashkullit, me flokë apo me pak flokë, xha Vilsoni e kthen në një vepër arti. Në kokën time ai ka punuar për më shumë se dy dekada duke më ofruar kënaqësi të vazhdueshme”, thotë me shaka Horst Sommer, për floktarin e zellshëm.
Në fillim të viteve të nëntëdhjeta, xha Vilson Duka është dashur të largohet nga atdheu i tij, në Shqipërinë juglindore. Ai kishte dëgjuar shumë biseda floktare në sallonin floktarisë të babait të tij, ku edhe mësoi prerjen e flokëve në moshën 14 vjeçare. Pas një informate të papritur se ai po vëzhgohej për politikë, vendosi të arratiset me vetëm një valixhe për në Gjermani, shkruan “Thueringer-Allgemeine Zeitung”, përcjell Albinfo.ch.
Nga Ingelheimi, transferimi i tij vazhdoi në Gehren, në ish-shtëpinë e refugjatëve.
Mjetet e tij për flokë, të cilat i mban në dorë, gatishmëria e tij për të punuar dhe martesa e tij me e gruan gjermane, e cila vdiq në vitin 2015, ia siguroi qëndrimin në Gjermani dhe ushtrimin e zejes së tij profesionale, përcjell tutje albinfo.ch.
Në Qendrën për formim profesional në Rohr, atij iu nostrifikua kualifikimi i fituar në Shqipëri, pas provimit të dhënë teknik dhe ligjor.
“Z. Duka është dëshmi e gjallë se si integrimi i shtetasve të huaj mund të jetë i suksesshëm, në qoftë se ata e fitojnë ndonjë rast këtu, të cilin do ta merrnin me zell dhe aftësi”, tha kryetari i komunës gjatë urimit të tij për ditëlindjen.
Shumë miq, madje edhe nga atdheu i tij, kanë qenë të pranishëm në festën e ditëlindjes së xha Villsonit, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA











