Receta shqiptare gatimi
Fileta pule të mbushura me spinaq
• 4 copa mish të bardhë pule,
• 200 gr spinaq,
• 4 lugë djathë të thërmuar,
• 1 lugë ajkë ose mazë,
• 1 lugë mustardë,
• 1 thelb hudhre,
• 1 lugë lëng limoni,
• 1 lugë vaj,
• 2 lugë gjalpë,
• Kripë,
• Vegetë,
• Piper.
Përgatitja:
Priten filetat me kujdes, sa të fitohet nga një xhep për mbushje dhe kriposet brendia me vegetë.
Vendosen në enë porcelani, u hidhen vaj, mustardë, hudhër e shtypur, majdanoz i grirë hollë, lëng limoni, piper dhe mbulohet ena.
Ndërkohë, bëhet përgatitja për mbushje.
Spinaqi lahet, grihet hollë, zihet 2-3 minuta në lëngun të cilin e lëshon gjatë zierjes dhe, posa të ftohet pak, i shtohen djathë i grimcuar, ajkë, kripë, piper, përzihen mirë dhe me këtë masë të përgatitur bëhet mbushja e mishit.
Pasi të mbyllen me rrëmojësa dhëmbësh, kriposen, fërgohen në yndyrë me zjarr të fuqishëm nga të dyja anët, gjersa të marrin ngjyrë të kuqërremtë.
Nëse është mishi më i fortë, shtohen 2 dcl ujë ose verë të bardhë dhe zihen në zjarr të ngadaltë për 30 minuta.
Servohen me pure spinaqi ose perime të ziera e të kaluara në yndyrë dhe me sallatë stine.
Ju bëftë mirë!
Të ngjashme
Të tjera nga Receta shqiptare gatimi
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena Krahu rinor i Shoqatës së Transportit dhe Mjedisit po bën thirrje për heqjen e klasit të... -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve -
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane










