Shkurt.ch
Fillimi i shtatorit, me shtim të numrit të hyrjeve ilegale
Krahasuar me dy javët pararendëse, të muajit gusht, rezulton që në javën e parë të shtatorit ka një rritje të madhe të kalimit ilegal të kufijve në Ticino, gjegjësisht 1013 sosh
Në javën e parë të shtatorit, rojat kufitare të Zvicrës kanë numëruar gjithsej 1164 kalime të kundërligjshme të kufijve. Në 856 raste, personat e kapur janë kthyer mbrapsht në kufi, 750 prej tyre vetëm në kantonin e Ticinos.
Krahasuar me dy javët pararendëse, të muajit gusht, rezulton që në javën e parë të shtatorit ka një rritje të madhe të kalimit ilegal të kufijve në Ticino, gjegjësisht 1013 sosh. Këtë gjendje e tregojnë numrat e publikuar të hënën nga rojat kufitare. Mare në përgjithësi kantoni i Ticinos, pasi që kufizohet me Italinë, ka shënuar nga marsi deri tash numrin më të madh të personave që kanë hyrë ilegalisht në Zvicër.
Me gjithë rritjen e numrit të hyrjeve ilegale në krahasim me periudhën pararendëse, kjo javë nuk mban as përafërsisht rekordin në këtë drejtim. Kështu në periudhën 8-14 gusht vetëm në këtë kanton rojat kufitare kishin numëruar 1767 kalime ilegale ndërsa gjatë gjithë muajit ishin 7640.
Numrat duhen të merren me rezervë, pasi që ata nuk paraqesin numrin e personave të hyrë ilegalisht por numrin e hyrjeve ilegale. E këto kanë dallim njëra nga tjetra pasi që një numër personash, pasi që njëherë janë kthyer kanë provuar të hyjnë edhe një ose më shumë herë.
Më së shumti migrantë të kapur gjatë javës së parë të shtatorit ka pasur nga Guineja. Pas tyre vijnë qytetarët e Eritresë, Etiopisë dhe Gambisë.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj I përballur me një krizë të madhe në vreshtarinë zvicerane, kantoni i Gjenevës dëshiron të prezantojë... -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën -
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit












