Kosova
Fillojnë aplikimet për Shkollën e Diasporës në Kosovë
Shkolla e Diasporës në Kosovë mbahet nga 11 deri më 15 tetor 2017. Procesi i aplikimit është i hapur deri më datën 27 shtator 2017
Duke filluar nga data 7 shtator 2017, Germin, ka hapur procesin e aplikimit për pranim në edicionin e parë të Shkollës së Diasporës në Kosovë, program ky i mbështetur nga projekti YES – GIZ.
Shkolla e Diasporës në Kosovë është një mundësi unike e cila organizohet për herë të parë, nga 11 deri më 15 tetor 2017, dhe pritet të mbledhë 50 të rinj profesionistë nga Kosova, diaspora dhe Ballkani Perëndimor.
Nëse jeni inovativ dhe të orientuar drejt zgjidhjes, të gatshëm për të ndarë përvojën tuaj me bashkëmoshatarët që jetojnë në Kosovë, diasporë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, atëherë, bëhuni pjesë e kësaj shkolle dhe bashkëkrijoni të ardhmen me të rinj profesionistë nga komunitetet, kulturat dhe vendet e ndryshme, thuhet në një njoftim të Germin.
Organizata Germin merr përsipër mbulimin e të gjitha shpenzimeve, përfshirë programin, akomodimin, dhe shujtat ditore. Gjithashtu, në kuadër të SHDK2017, do të ofrohen bursa për studentët nga diaspora dhe rajoni për mbulimin e shpenzimeve të transportit.
Për më shumë informata se si mund të bëheni edhe ju pjesë e këtij programi, procesi i aplikimit është i hapur deri më datën 27 shtator 2017, dhe formularin me detajet e tjera se si duhet të aplikoni i gjeni në faqen e Shkollës së Diasporës në Kosovë: http://dsk.germin.org/
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












