Kosova
Fillojnë javët e Frankofonisë në Kosovë
Kosova është anëtare e Organizatës Botërore të Frankofonisë nga viti 2014
Ka filluar kremtimi i Javëve të Frankofonisë në Kosovë, aktivitet ky që kremtohet çdo vit në muajin mars, në më shumë se 70 vende të botës.
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës si koordinatore vendore e Frankofonisë në Kosovë, së bashku me përfaqësitë diplomatikë të Francës, Belgjikës, Luksemburgut, Zvicrës dhe Aleanca franceze e Prishtinës, kanë filluar sot zyrtarisht të organizojnë Javën e Frankofonisë nga sot deri më 31 mars 2018.
Me rastin e hapjes së Javëve të Frankofonisë në Kosovë, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Rejhane Vuniqi tha se është kënaqësi për të, që të festojë Ditën Ndërkombëtare të Frankofonisë, që sot po e fillojmë dhe se do të festohet përgjatë gjithë muajit me aktivitete të shumta kulturore.
Ajo tha se Ministria e Jashtme është e përkushtuar të mbështet aktivitetet e javëve të Frankofonisë, dhe do të vazhdojë të jetë partner i fuqishëm në mbështetjen e projekteve që promovojnë vlerat, kulturën dhe gjuhët frankofone.
Zëvendësministrja Vuniqi tha se Kosova krenohet me statusin e saj si anëtarëve vëzhguese e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë që nga 2014, dhe është e përkushtuar fuqishëm në zhvillimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit me Organizatën, si dhe me shtetet anëtare të saj.
Ajo rikujtoi që në Konferencën e Ministrave të Frankofonisë që u mbajt në Paris në nëntor 2017, Kosova pranoi njohjen nga shteti i Madagaskarit.
Ndërsa ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, falënderoi të gjithë për kontributin në organizimin e Javës së Frankofonisë në Kosovë duke përshëndetur përpjekjet e Kosovës për aktivitetet e sidomos Ministrinë e Punëve të Jashtme, duke shtuar se vet prania e zëvendësministres së Jashtme të Kosovës, Rejhane Vuniqi, tregon përkushtimin dhe angazhimin që kjo Ministri ka.
Edhe diplomatët e Zvicrës dhe Belgjikës shprehen falënderimin e tyre për Ministrinë e Punëve të Jashtme, gjegjësisht zëvendësministren Vuniqi për angazhimin në mbështetje të kësaj ngjarje.
Gjatë këtij muaji do të ketë ngjarje të ndryshme artistike dhe kulturore që do t’i mundësojnë publikut të vlerësojë dinamizmin e rrjetit frankofon dhe pasurinë e gjuhës frënge dhe kulturës frankofone. Si dy ngjarje kryesore pritet të jenë “Java e shijes” dhe “Pranvera e Poetëve”.
Kosova është anëtare e Organizatës Botërore të Frankofonisë nga viti 2014.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












