Lajme
Fillojnë përgatitjet për regjistrimin
Anëtarët e KKK-së shtruan kërkesën që në komisionet për regjistrim të jenë të përfaqësuara të gjitha komunitetet
Këshilli Konsultativ për Komunitet (KKK) ka diskutuar në lidhje me përgatitjet për regjistrimin e popullsisë, të ekonomive familjare dhe të banesave. Për përgatitje teknike, administrative dhe profesionale regjistrimit të popullsisë, të ekonomive familjare dhe të banesave, anëtarët e KKK-së në hollësi i informoi kryetari i Komisionit Qendror për Regjistrimin i Popullsisë, Rifat Blaku.
Lidhur me regjistrimin, i cili do të mbahet prej 1 deri më 15 prill 2011, anëtarët e KKK-së shtruan kërkesën që në komisionet për regjistrim të jenë të përfaqësuara të gjitha komunitetet.
“Ajo çka është me rëndësi të veçantë për pjesëtarët e komuniteteve në Kosovës, në zonat etnikisht të përziera, në komisionet e regjistrimit do të jenë të përfshirë edhe pjesëtarët e komuniteteve, si dhe pyetësorët janë të hartuar edhe në gjuhën e tyre. Kështu që janë marrë të gjitha masat e nevojshme që ky regjistrim të realizohet me sukses”, ka thënë Blaku.
Anëtarët e KKK-së u interesuan të dinë më shumë për mënyrën e regjistrimit për pjesëtarët e tyre, të cilët janë të zhvendosur jashtë Kosovës.
Blaku ka thënë se Komisioni Qendror për Regjistrimin e Popullsisë ka bërë të gjitha përgatitje e nevojshme dhe ky regjistrim do të paraqesë gjendjen reale të popullsisë, të ekonomive familjare dhe të banesave, që është edhe ndër kriteret e Komisionit Evropian për përmbushjen e kushteve të Kosovës në procesin e integrime evropiane.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli Pas disa javësh pa zbuluar një rast të ri, Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Çështjeve... -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm











