Kosova
Fillojnë përgatitjet për themelimin e Bankës së Diasporës
Zv. kryeministri Gashi në një tryezë me rrjetin e bizneseve të Zvicrës dhe Gjermanisë - fillojnë përgatitjet për themelimin e Bankës së Diasporës
Zv. kryeministri / Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi së bashku me Ministrin e Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko kanë vazhduar vizitat e përbashkëta. Ndalesa e radhës është Konfederata e Zvicrës, përkatësisht qyteti i Cyrihut, ku dy ministrat takuan Rrjetin e Bizneseve Shqiptare në Zvicër, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Diasporës të Kosovës, raporton albinfo.ch.
Kjo organizatë e cila është themeluar me ndihmën e Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike në vitin 2013, deri tani ka realizuar disa projekte investive në Kosovë.
“Është kënaqësi të ju takojmë që të dy rrjetet nga Zvicra e Gjermania këtu në Qendrën tonë Kulturore dhe të bisedojmë për projekte të përbashkëta. Mendoj se ideja e hapjes së një Ode Ekonomike të Diasporës në Prishtinë është një projekt shumë i rëndësishëm dhe duhet të realizohet e jo të mbetet vetëm si ide. Ne në Kosovë kemi një numër të madh të bizneseve të vogla dhe të mesme por edhe të mëdha nga diaspora. Një përqindje e madhe e prodhimit që bëhet në Kosovë është nga kompani të diasporës”, tha ministr Gashi.
Ai po ashtu informoi afaristët nga Zvicra dhe Gjermania për platformën e re të regjistrit të bizneseve të diasporës e cila pritet të promovohet së shpejti, dhe ku bizneset nga e gjithë diasporë në formë elektronike do të mund të lidhen për projekte dhe bashkëpunime të frytshme në të ardhmen.
Këtij takimi iu bashkua edhe Unioni i Bizneseve Shqiptare në Gjermani, për të diskutuar po ashtu mundësitë e bashkëpunimit dhe realizimit të projekteve të përbashkëta nga të dy organizatat në Kosovë dhe Shqipëri.
“Ne tashmë kemi filluar punën në nivelin e ekspertëve për të themeluar Bankën e Diasporës në Kosovë. Besojmë që së shpejti do të kemi edhe rezultate konkrete”, tha Bekim Brestovci, drejtor ekzekutiv i Unionit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë.
Kërkesat e bizneseve ishin lehtësimi i barrierave burokratike të trashëguara nga e kaluara të eliminohen ashtu që Kosova të jetë një vend atraktiv për investime.
“Njerëzit e politikës na janë referuar nga foltoret. Ne kemi nevoje për punë dhe takime të këtilla kështu që të bashkëpunojmë në forma konkrete të cilat do të ishin të frytshme për të gjitha palët”, thanë përfaqësuesit e Unionit të Bizneseve të Gjermanisë.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit













