Lajme
Fillojnë punën në terren ekipet zvicerane të shpëtimit në Turqi dhe Siri
80 specialistë me material nga Zvicra u dërguan për të ndihmuar të prekurit edhe në Siri.
Punëtorët zviceranë të shpëtimit kanë mbërritur në Turqi, në kuadër të përpjekjeve ndërkombëtare për të ndihmuar viktimat e dy tërmeteve që kanë vrarë më shumë se 5,000 njerëz në Siri dhe Turqi, shkruan albifo.ch.
Tetëdhjetë specialistë dhe 8 qen kërkimi së bashku me material nga Zvicra u dërguan për të ndihmuar të prekurit edhe në Siri.
Punëtorët e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC sot u shpërndan në terren për shpëtimin e jetëve.
Ekipi zviceran udhëhiqet nga Sebastian Eugster, i cili udhëhoqi edhe misionin në Shqipëri menjëherë pas tërmetit të vitit 2019.
Një përgjigje e shpejtë është thelbësore për shpëtimin e jetëve dhe për vlerësimin e gjendjes së ndërtesave.



E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë











