Lajme
Fillon gjykimi kundër Ratko Mlladiqit
Mlladiqi, tash në moshën 70 vjeçare, është protagonisti i fundit më i rëndësishëm i luftërave ballkanike, që del para kësaj gjykate
Gjenerali serb i Bosnjës, Ratko Malldiq, sot paraqitet para Gjykatës Ndërkombëtare për Krime të Luftës për ish Jugosllavinë në Hagë, i akuzuar për gjenocid dhe për udhëheqje në vrasjen e afro 8 mijë djemve dhe burrave myslimanë në Srebrenicë, më 1995, që është cilësuar si masakra më mizore në Evropë, pas Luftës së Dytë Botërore.
Ai është i akuzuar edhe për rrethimin 43 mujor të Sarajevës, me ç’rast ishin vrarë më se 10 mijë njerëz me snajperë, armë automatike dhe artileri të rëndë.
Lista e akuzave kundër tij, derisa ishte komandant ushtarak i serbëve në luftën në Bosnjë në vitet 1992-1995, fillon me gjenocid e me vrasje, e vazhdon me aktet e terrorit dhe krime të tjera kundër njerëzimit.
Por, Mlladiq, që është arrestuar në maj të vitit të kaluar, pasi 16 vjet ishte fshehur, i ka hedhur poshtë akuzat si “monstruoze” dhe thotë se është shumë i sëmurë për të qëndruar në gjykatë.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Themelohen “Oda e Grave Shqiptare në Zvicër”, organizatë për fuqizimin e grave -
Arrestohet një kosovar në Suedi, i dyshuar për përfshirje në trafikim droge -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin
Jeta në Zvicër
-
“20minuten” i jep lamtumirën botimit të saj të shtypur 20 Minuten i dha lamtumirën versionit të saj të shtypur sot me një botim special. Gazeta... -
“Fjalët më të përdorura të vitit” në Zvicër -
Dalja e parakohshme në pension mund të mos lejohet më në Zvicër -
Zvicra përballë një periudhe sfiduese politike dhe ekonomike -
Gjykata zvicerane sfidon gjigantin Holcim me padi klimatike












