Lajme
Fillon “Java e Biznesit Kosovar 2011”, kërkohet të konsumohen prodhimet e vendit
Java e biznesit do të zgjasë deri më 1 tetor, kurse aktivitetet do të mbahen në gjashtë komunat më të mëdha të Kosovës
Aleanca Kosovare e Biznesit, ka filluar “Javën e Biznesit Kosovar”, ku do të promovohen produktet vendëse, kurse qytetarët do të kenë rastin të blejnë mallra me çmime deri 30 për qind më lirë.
Me këtë rast komuniteti i biznesit edhe njëherë ka kërkuar prej qytetarëve që të konsumojnë produktet vendëse, sepse kjo do të ndikojë në zhvillimin e vendit.
Kurse drejtuesit e institucioneve kanë premtuar mbështetje më të madhe dhe krijim të lehtësirave për bizneset vendore.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka thënë se gjatë këtyre viteve janë angazhuar për të krijuar një lidhje më të fortë mes bizneseve dhe qytetarëve.
Duke u bërë thirrje qytetarëve që të konsumojnë sa më shumë produktet e vendit, Shahini ka kritikuar disa biznese të cilat kanë eksportuar mallra për në Serbi pa treguar se me çfarë dokumentesh.
Ai ka deklaruar se humbja e origjinës së mallit nga bizneset kosovare është e turpshme.
Ai ka thënë se ekonomia e Kosovës njohu një rritje të lehtë pas vendosjes së masave të reciprocitetit ndaj Serbisë dhe Bosnjës, ndërsa heqja e këtyre masave solli një sfidë të madhe për prodhuesit.
Kurse ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka theksuar se zhvillimi ekonomik i vendit po kalon nëpër sfida të shumta.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës para një kohe ka dal me një program për zhvillim ekonomik dhe me diskutimet me asociacionet e biznesit, do të mund të nxirret një dokument shtetëror.
Ministri ka shtuar se biznesi ndihmohet duke adoptuar një legjislacion i cili është i përshtatshëm për biznesin vendës dhe në eliminimin e barrierave.
Aleanca Kosovare e Biznesit organizon për të nëntën herë “Javën e Biznesit Kosovar”, për të sjell më afër qytetarëve prodhuesit dhe për t’u treguar cilësinë dhe rëndësinë e mallit që prodhohet në Kosovë.
Java e biznesit do të organizohet deri më 1 tetor, kurse aktivitetet do të mbahen në gjashtë komunat më të mëdha të vendit.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












