E-Diaspora
Fillon procesi kundër tre shqiptarëve për tentimvrasje
Shqiptarët nga Kosova akuzohen se kanë grushtuar një person tjetër, i cili kishte marrë shumë goditje, derisa kishte pësuar edhe tronditje në tru. Për këtë arsye ata akuzohen për tentim-vrasje
Në Gjykatën e landit ë Passau të Gjermanisë do të fillojë procesi gjyqësor kundër tre shqiptarëve nga Kosova, shkruan ‘wochenblatt.de’.
Ata kishin sulmuar një person me grushte në diskotekën lokale ‘Go’, në gushtin e vitit 2015. Shqiptarët janë të moshës 21 vjeç, 22 dhe 23, përcjell albinfo.ch.
Shqiptarët nga Kosova akuzohen se kanë grushtuar një person tjetër, i cili kishte marrë shumë goditje, derisa kishte pësuar edhe traumë në tru. Për këtë arsye ata akuzohen për tentim-vrasje.
Gjykimi do të fillojë të hënën, derisa kundër tyre në gjykatë janë paraparë të dalin 18 dëshmitarë. Procesi do të vazhdojë gjatë tërë nëntorit, kurse më 25 të këtij muaji do të jepet vendimi përfundimtar.
Nuk është bërë e ditur se sa do të dënohen tre shqiptarët nga Kosova.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











