Shkurt.ch
Fillon punën grupi për jetësimin e iniciativës për dëbim
Përfaqësuesit e SVP-së nuk janë pajtuar me anëtarët tjerë të grupit rreth parimit proporcionalitetit
Grupi punues i emëruar nga ministrja e drejtësisë Simonetta Sommaruga për të jetësuar iniciativën për dëbimin e të huajve kriminelë ka mbajtur dje takimin e tij të parë.
Në krye të grupit është profesori i të drejtës, Heinrich Koller, i cili është shprehur i kënaqur me angazhimin e anëtarëve nga SVP, partia që ka udhëhequr iniciativën, shkruan 20minuten.ch.
Ndërkaq, përfaqësuesit e kësaj partie nuk janë pajtuar me anëtarët tjerë të grupit rreth parimit proporcionalitetit, respektivisht vendosjes së lartësisë së masës ndëshkuese që do të jetë përcaktuese për dëbimin e të huajve.
Ata nuk pajtohen me katalogun e reduktuar të veprave penale, ku përfshihen vetëm deliktet e rënda. Në të kundërtën, anëtarët nga SVP angazhohen që edhe vepra “abuzim social” te futet në këtë katalog. Me këtë, të huajt që nuk prezantojnë të dhënat e plota për të ardhurat e tyre ose i prezantojnë ato rrejshëm, pasi tu shpallet dënimi nga një gjykatë, do të mund të dëbohen nga Zvicra.
Grupi i punës planifikon që raportin e tij ta prezantojë në muajin qershor.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër Ndërsa çmimi i benzinës pa plumb 95 është rritur me 5 centimë që nga e mërkura,... -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime











